Arkiv-Lajme
Gjeorgjevski: “Zgjidhje e çështjes së emrit, ose do të përballemi me probleme demografike. Ivanov grekoman. Preferoj Kekenovksin”
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Lupço Gjeorgjevski ka deklaruar dje se çështja e emrit duhet zgjidhur sa më shpejt. Sipas tij vetë maqedonasit duhet të marrin përgjegjësinë e zgjidhjes, e cila ka 23 vjet që nuk po gjen rrugëdalje. “Zhurnal” raporton se për Gjeorgjevksin moszgjidhja e emrit do t’i krijojë në të ardhmen probleme politike dhe demografike dhe në këtë pikë duket se referon faktorin shqiptar. Me interes është edhe preferenca e tij për emrin e presidentit të ri të Maqedonisë.
Informatori i SHISH-it T.D jep intervistë te “Gazeta Shqiptare”. Rrëfen si rekrutoheshin njerëz për në Siri në xhaminë e Mëzezit
“Gazeta Shqiptare” boton sot një intervistë me atë që e quan informatori i SHISH-it që hetoi imamët në xhaminë e Mëzezit. T.D janë inicialet e informatorit që ka dhënë intervistë ku sqaron se sesi depërtoi brenda “rrjetit të imamëve”, sesi rekrutoheshin, sa ishte pagesa dhe si shkohej deri në Siri. Sipas kësaj dëshmie rekrutimet bëheshin kundrejt pagesës 200 euro në muaj, premtimit për të mbrojtur familjen dhe shpërndarjen e ndihmave. Sipas dëshmisë së T.D pranë xhamisë ishte një pallat i banuar vetëm “nga familje myslimane” që kishin dijeni për dërgimin e personave në Siri.
Tirana s’ka vend për varre, bashkia: Qeveria ta zgjidhë. MB: Po bëni politikë me varrezat
Ruaju mos vdis sot se nuk ke ku të varrosesh. Bëhet fjalë për Tiranën vetëm. Kjo sepse Ndërmarrja e Shërbimit Funeral njoftoi sot zyrtarisht ezaurimin e të gjitha hapësirave edhe në varrezën e Tufinës, pasi në atë të Sharrës janë ezaurur prej kohësh.
“Forcat e Armatosura të Kosovës”, akronimi ngjall debate. Ministri i Kosovës: Ky far FAK'u tingëllon çuditshëm!
Vetëm pak ditë pas transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK) në Kosovë kanë nisur diskutimet e para publike, jo vetëm mbi rëndësinë historike të këtij vendimi por edhe për përzgjedhjen e emërtesës së strukturës. Ministria e Mbrojtjes e Kosovës duket se qëllimisht ka përzgjedhur emërtesën FAK dhe jo FARK (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës), që të mos jetë sinonim i ushtrisë që ka ekzistuar më parë, ndërsa Kosova kishte qeverinë në ekzil të drejtuar nga Bujar Bukoshi.
Kina publikon pamje sateliore të dyshuara si mbetje të avionit të zhdukur të shtunën
Mediat kryesore ndërkombëtare po përcjellin imazhe satelitore të atyre që mendohet se janë mbetje të avionit të nisur nga Kuala Lumpur dhe të zhdukur pa gjurmë disa ditë më parë. Pamjet vijnë nga një satelit kinez dhe janë bërë publike në një faqe shtetërore të Kinës. Sipas BBC-së rajoni ku shikohen mbetjet e supozuara është në Detin e Kinës Jugore dhe janë fotografuar që të dielën, por meqenëse në bordin e avionit kanë qenë 150 shtetas kinezë, autoritetet e Pekinit janë treguar shumë të kujdesshme për të përcjellë informacionet menjëherë.
Në 5 muaj 270 mijë gjoba për drejtuesit e automjeteve që shkelën rregullat e qarkullimit. Mesatarja 1800 gjoba në ditë
Muajt e fundit, ashpërsimi i masave nga Policia e Shtetit ndaj drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit është bërë objekt diskutimesh dhe debatesh të shumta, ku nuk kanë munguar as vlerësimet pozitive e as ato negative mbi efektin e tyre. Po përtej këtyre diskutimeve, vetë ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka shpjeguar gjatë takimit me kompanitë e sigurimeve atë se çfarë ka ndodhur në këto muaj, duke dhënë edhe një shifër të saktë të numrit të gjobave të vendosura.
650 xhami ilegale në mbarë vendin?
“Vizionplus” bën të ditur se në Shqipëri ka rreth 650 xhami ilegale. Sipas këtij televizioni këto gjenden kryesisht në fshatra dhe funksionojnë thuajse si ndërtime pa leje. Po çfarë mund të bëhet? Sipas kreut të Komitetit Shtetëror të Kulteve, Ilir Hoxholli “duhet ndërhyrë për të berë sa më shpejt të ligjshme këto objekte kulti, të cilat për shkak të ndjeshmërisë së tyre nuk mund të prishen”. Po kështu problematike është edhe skema e financimit.
A duhet Forca e Armatosur e Kosovës? Prof. Altman thotë se më mirë do të ishte garantimi ndërkombëtar i integritetit territorial
Franz-Lothar Altmann, anëtar i kryesisë së Shoqatës për Evropën Juglindore dhe profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Bukureshtit shprehet kundër idesë së krijimit të Forcës së Armatosur të Kosovës. Në një intervistë dhënë Deutsche Welles, ai thekson se Ballkani në përgjithësi ka nevojë për çarmatosje dhe armatosje, ndaj edhe veprimin e fundit të Kosovës e sheh jo si paqëtues. “Mendoj se Kosova duhet të shkojë në një drejtim tjetër – që siguria e shqiptarëve, por edhe e serbëve në Kosovë të garantohet nga trupat ndërkombëtare.
Totto Riina zbulon se si u vra Paolo Borsellino. Bomba e lidhur me citofonin e apartamentit të nënës së gjykatësit
Raporti i zyrës së Kombeve të Bashkuara: Shqipëria risk në rritje për fatkeqësitë natyrore. Në 162 vite 4000 fatkeqësi, 75 % e tyre 20 vitet e fundit
Një raport i publikuar pak ditë më parë nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Reduktimin e Riskut të Fatkeqësive (UNISDR) tregon se Shqipëria është një vend me probabilitet në rritje për t’u prekur nga fatkeqësi natyrore. Një ekip i kësaj zyre ka studiuar dhe regjistruar të gjitha fatkeqësitë natyrore të ndodhura në vendin tonë në 162 vitet e fundit. Rezultatet e këtij studimi dëshmojnë nevojën për marrjen e masave për reduktimin e pasojave. Referuar raportit, “më shumë se 4.000 ngjarje të tilla janë regjistruar në Shqipëri në periudhën nga viti 1851 deri në vitin 2013.