Në 5 muaj 270 mijë gjoba për drejtuesit e automjeteve që shkelën rregullat e qarkullimit. Mesatarja 1800 gjoba në ditë

Postuar në 12 Mars, 2014 15:16

Muajt e fundit, ashpërsimi i masave nga Policia e Shtetit ndaj drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit është bërë objekt diskutimesh dhe debatesh të shumta, ku nuk kanë munguar as vlerësimet pozitive e as ato negative mbi efektin e tyre. Po përtej këtyre diskutimeve, vetë ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka shpjeguar gjatë takimit me kompanitë e sigurimeve atë se çfarë ka ndodhur në këto muaj, duke dhënë edhe një shifër të saktë të numrit të gjobave të vendosura.

Ministri tha se në 5 muaj janë vendosur 270 mijë gjoba ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor. Me një përllogaritje të thjeshtë, rezulton se mesatarja arrin në 1800 gjoba në ditë. Duke pranuar se masat e policisë kanë qenë masa represive që i kanë shërbyer uljes së numrit të aksidenteve, Tahiri ka evidentuar se për zgjidhjen e problematikës së aksidenteve, këto masa janë të pamjaftueshme, ndaj po aplikohet një plan edhe më gjithëpërfshirës.

k.k

Comments

Submitted by Sandri (not verified) on

<div>Shume dakort per gjobat.</div><div>Po ato ministrat apo deputetet e kuvendit(me targa Z) qe parkojne thuajse cdo dite ne sheshin Skenderbe para pallatit te kuluters do u vendose ndonje gjobe Saimiri? Ah jo atyre nuk u vihet gjobe pasi ne raste te tilla duhet te vije karro atreci!</div>

Submitted by Sandri (not verified) on

<p>dhe nje sugjerim tjeter per Ministrin. Le te ece njehere ne kembe ne Tirane dhe te shofi sa shume rrespekt ka per vizat e bardha. Pa le me tek rrethrrotullimi Zogut te Zi qe te duhet te presesh me minuta ne kembe se nuk te le njeri te kalosh. Pyes vetem ato policet qe qendrojne cdo dite aty a thua ja kane haberin qe ne viza te bardha ka perparesi absolute kembesori?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.