“Forcat e Armatosura të Kosovës”, akronimi ngjall debate. Ministri i Kosovës: Ky far FAK'u tingëllon çuditshëm!

Postuar në 12 Mars, 2014 16:51

Vetëm pak ditë pas transformimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK) në Kosovë kanë nisur diskutimet e para publike, jo vetëm mbi rëndësinë historike të këtij vendimi por edhe për përzgjedhjen e emërtesës së strukturës. Ministria e Mbrojtjes e Kosovës duket se qëllimisht ka përzgjedhur emërtesën FAK dhe jo FARK (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës), që të mos jetë sinonim i ushtrisë që ka ekzistuar më parë, ndërsa Kosova kishte qeverinë në ekzil të drejtuar nga Bujar Bukoshi. Në një intervistë për gazetën “Expres”në Kosovë, ministri i Mjedisit Dardan Gashi thotë se “mendon se 90 përqind e qytetarëve të Kosovës për shumë arsye mendojnë se duhet të jetë FARK” dhe këtë ide ia ka thënë edhe ministrit aktual të Mbrojtjes Çeku.

“Ky far FAK'u tingëllon çuditshëm. Nuk ka një kuptim të mirë. Gjuhësisht është pak problem dhe duhet të rishikohet edhe çështja e emrit. Për shembull LDK do të jetë kundër emrit FAK në Kuvend dhe do të provoi të ndryshoj emrin” shprehet Gashi. Në një artikull tjetër mbi këtë temë, gazeta në fjalë shkruan se “që nga dita kur Kryeministri Hashim Thaçi mori vendimin për krijimin e kësaj force janë dëgjuar edhe zëra që ajo të quhet FARK ose Forca të Armatosura të Republikës së Kosovës”. Në mbështetje të këtij argumenti që fakton mungesën e dakordësisë mbi emërtesën, gazeta sjell shembullin e ministrit të Jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj i cili duket se tashmë është pajtuar që forcat kosovare të quhen FARK.” Ditë më parë, kur ka pritur përfaqësuesit e vendeve anëtare të Quint'it, për t'i njoftuar për vendimin e Kryeministrit, Hoxhaj pasardhësen e FSK'së e ka quajtur Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës. Kjo mund të vërhet edhe në njoftimin për media që është postuar në faqen e Ministrisë së Jashtme të Kosovës” shkruan “Express”.

Për më shumë:

https://www.gazetaexpress.com/lajme/per-ministrine-e-jashtme-te-kosoves-faku-eshte-fark-2889/

https://www.gazetaexpress.com/intervista/interviste-me-dardan-gashin-ldk-e-ka-keqperdorur-familjen-rugova-fak-duhet-te-behet-fark-2886/

k.k

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>Mire, mos ja vini emrin FAK, me mire tingellon FUK (Forca Ushtarake e Kosoves)</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.