Informatori i SHISH-it T.D jep intervistë te “Gazeta Shqiptare”. Rrëfen si rekrutoheshin njerëz për në Siri në xhaminë e Mëzezit

“Gazeta Shqiptare” boton sot një intervistë me atë që e quan informatori i SHISH-it që hetoi imamët në xhaminë e Mëzezit. T.D janë inicialet e informatorit që ka dhënë intervistë ku sqaron se sesi depërtoi brenda “rrjetit të imamëve”, sesi rekrutoheshin, sa ishte pagesa dhe si shkohej deri në Siri. Sipas kësaj dëshmie rekrutimet bëheshin kundrejt pagesës 200 euro në muaj, premtimit për të mbrojtur familjen dhe shpërndarjen e ndihmave. Sipas dëshmisë së T.D pranë xhamisë ishte një pallat i banuar vetëm “nga familje myslimane” që kishin dijeni për dërgimin e personave në Siri. Ndërkohë “GSH” bën me dije se po mbahet në survejimi nj xhami në rrugën Tiranë-Durrës.
s.z
Add new comment