Arkiv-Lajme

E arrestojnë për kokainë, lënda rezulton trahana

Postuar në 15 Mars, 2014 06:38

Policia bëri të ditur dje se kishte arritur të sekuestronte 1 kg kokainë në pikën kufitare të Kakavijës, në autobusin e linjës Tiranë-Athinë. Ajo ishte futur në një qese me mbishkrimin e emrit të personit që do e priste. Mes saj ndodheshin dhe disa centro e sende të tjera, të cilat kishin rrethuar pakon.

Por pas hetimeve në Tiranë, rezultoi se në pakon që dyshohej se kishte kokainë ndodhej trahana (gjellë). Dyshimet e para lindën pas këmbënguljes së shtetasit E.S., i cili deklaronte se nuk kishte asnjë porosi në emër të tij.

Mapo (Vladimir Karaj): A ia vlen të vdesësh për Sirinë?

Postuar në 15 Mars, 2014 06:26

Gazeta Mapo e ka patur lajm kryesor në numrin e sotëm lajmin mbi arrestimet që u janë bërë disa imamëve dhe njerëzve të tjerë lidhur me rekrutimet që u janë bërë disa shqiptarëve për në Siri. Titulli në faqe të parë ëhstë “A ia vlen të vdesësh për Sirinë?”, dhe autori Vladimir Karaj bën një panoramë të plotë të asaj që ka ndodhur. Ja shkrimi i tij që është midis raportimit e komentit:

Vijon jehona e 55 pyetjeve të Islamit; dhe në debat janë përfshirë Matoshi, Maliqi, e të tjerë

Postuar në 15 Mars, 2014 06:19

Në një shkrim të publikuar me titull ‘Qosja vs Islami: Ndërgjegjshmëritë e sëmura të akademikëve’, të publikuar në Koha Ditore para një jave, Halil Matoshi qorton qëndrimet e akademikëve Rexhep Qosja e Hivzi Islami; të parin “për pandehmat me duhmë të rëndë, spekulimet dhe të pavërtetat … kundër të gjithëve (ai nuk rreket me idetë, por me njerëzit që i përfaqësojnë ato), dhe kundër gjithçkaje që buron nga mendja e këtij hinterlandi”, dhe të dytin për “sëkëlldinë” që i ka dhënë me 55 pyetjet publike drejtuar Qosjes.

I akuzuari për terrorizëm: Policia më ka bërë presion të bëhem informatori i tyre

Postuar në 15 Mars, 2014 06:16

Gerti Pashja është një nga personat e shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet se është i përfshirë në grupin e rekrutuesve të luftëtarëve që dërgoheshin nga Shqipëria në Siri.

Pashja, i cili ndodhet në Turqi, thotë se policia e ka detyruar të pranojë se ka lidhje me këtë grup. Në intervistën dhënë për “Gazetën Shqiptare” se nuk ka besim tek drejtësia shqiptare dhe ka nisur procedurat për azil politik. 

- Intervista -

MPJ: Rasti mi Krimesë nuk ka asnjë ngjashmëri me rrethanat historike të Kosovës

Postuar në 15 Mars, 2014 05:47

Ministria e Punëve të Jashtme së Republikës së Shqipërisë i bashkohet shqetësimit të shprehur nga komuniteti ndërkombëtar mbi paligjshmërinë dhe rrezikshmërinë e referendumit të deklaruar për t’u zhvilluar në Krime, parashikuar të mbahet nesër.

Sot 6 vjet nga tragjedia e Gërdecit, vetëm 2 në burg

Postuar në 15 Mars, 2014 03:46

Sot mbushen gjashtë vjet nga dita që në Gërdec ndodhi tragjedia e njohur, ku për shkak të shpërthimit të municionit në një veprimtari të paligjshme biznesi mbetën të vrarë disa dhjetra vetë e të plagosur dhjetra të tjerë. Shqiptarja.com ka këtë raportim me këtë rast:

6 vjet nga tragjedia e "Gërdecit"

Postuar në 15 Mars, 2014 03:11

Do të përkujtohet sot 6-vjetori i tragjedisë së “Gërdecit”, ku humbën jetën 26 persona.

Tashmë, në burg për shkaktimin e kësaj tragjedia ndodhen vetëm dy të akuzuar. Ata janë ish-drejtori i kompanisë “Albademil”, Dritan Minxolli dhe Sokol Ngjeçi.
Kurse Ylli Pinari, ish-drejtori i MEIKO-s, mori liri me kusht vetëm pak ditë më parë. Ndërsa ministri përgjegjës, Fatmir Mediu ndodhet në parlament.

Familjarët e viktimave ende kërkojnë drejtësi duke kërkuar që ish-ministri i Mbrojtjes të dënohet për këtë ngjarje.

“Sarkoleaks”, ish-presidenti francez fiton gjyqin

Postuar në 15 Mars, 2014 03:01

Një gjykatë franceze ka urdhëruar faqen informative që ka publikuar disa përgjime të ish-presidentit, Nikolas Sarkozi t’i heqë ato.

Gjykata dënoi ish-ndihmësin, Patrick Buisson që të paguajë dëmin e shkaktuar nga regjistrimi i këtyre përgjimeve që përfshijnë Sarkozinë dhe Karla Brunin.

Çifti ndërmori hapa ligjore pas publikimit të përgjimeve audio në faqen “Atlantico”. Faqja thotë se ka hequr përgjimet për Brunin sepse ajo nuk është politikane.

Lugina e Preshevës ende në pritje të 100 mijë eurove

Postuar në 15 Mars, 2014 02:49

Gjatë konferencës së dy ministrave të Jashtëm, atij të Shqipërisë dhe Kosovës ata u pyetën për 100 mijë eurot që i akorduan Luginës së Preshevës gjatë takimit të përbashkët të dy qeverive në Prizren.

Ditmir Bushati dhe Enver Hoxhaj u shprehën se shumë shpejtë do t’i marrin vendimet për ndarjen e kësaj shume për Luginën e Preshevës. Bushati ka përshëndetur vendimin e autoriteteve për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura.

“Takim botësh”, 100 vjet nga qeveria e Princ Vidit

Postuar në 15 Mars, 2014 02:39

Në ambientet e Kryeministrisë është hapur një ekspozitë me titull “Takim botësh”. Në ekspozitë janë shfaqur foto dhe dokumente, në kujtim të 14 marsit të vitit 1914, ku u formua kabineti i parë shqiptar, i njohur edhe prej ndërkombëtarëve.

Artan Lame, i cili është kujdesur për përgatitjen e kësaj ekspozite, tha se ajo është mbushur me fotografi dhe objekte autentike historike të periudhës së Princ Vidit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme