“Sarkoleaks”, ish-presidenti francez fiton gjyqin

Postuar në 15 Mars, 2014 03:01

Një gjykatë franceze ka urdhëruar faqen informative që ka publikuar disa përgjime të ish-presidentit, Nikolas Sarkozi t’i heqë ato.

Gjykata dënoi ish-ndihmësin, Patrick Buisson që të paguajë dëmin e shkaktuar nga regjistrimi i këtyre përgjimeve që përfshijnë Sarkozinë dhe Karla Brunin.

Çifti ndërmori hapa ligjore pas publikimit të përgjimeve audio në faqen “Atlantico”. Faqja thotë se ka hequr përgjimet për Brunin sepse ajo nuk është politikane.

I ashtuquajtur skandali “Sarkoleaks”, që shpërtheu në mars, shkaktoi trazira në partinë e Sarkozisë, UMP. Edhe pse shqetësuese, përgjimet ishin përgjithësisht të padëmshme dhe nuk përmbanin bombë politike.

 

S.S

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.