MPJ: Rasti mi Krimesë nuk ka asnjë ngjashmëri me rrethanat historike të Kosovës

Postuar në 15 Mars, 2014 05:47

Ministria e Punëve të Jashtme së Republikës së Shqipërisë i bashkohet shqetësimit të shprehur nga komuniteti ndërkombëtar mbi paligjshmërinë dhe rrezikshmërinë e referendumit të deklaruar për t’u zhvilluar në Krime, parashikuar të mbahet nesër.

MPJ dënon me force çdo pretendim, se deklarimi i pavarësisë së Krimesë duhet të trajtohet në mënyrë të njëjtë si deklarimi i pavarësisë së Kosovës. Keqpërdorimi i Opinionit Këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, për të justifikuar ligjshmërinë e referendumit të propozuar në Krime, nuk ka asnjë bazë ligjore dhe asnjë ngjashmëri të rrethanave historike dhe faktike.

Sipas, MPJ-së, “referendumi është i paligjshëm dhe në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Ukrainës dhe të drejtën ndërkombëtare dhe nuk mund të shërbejë si bazë për asnjë ndryshim të statusit të Krimesë”.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka konsideruar rastin e Krimesë të ngjashëm me Kosovën, duke thënë se qytetarët e këtij rajoni të Ukrainës kanë të drejtë të shprehin vullnetin e tyre për të ardhmen. Referendumi i së dielës do të përcaktojë nëse Krimeja do t’i bashkohet apo jo territorit të Rusisë.

 

S.S

Comments

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>Referendumi i Krimese eshte i ligjshem me kushtetuten e Ukraines se vitit 1992 qe u ndryshua me vone dhe do te rivendosej perseri. Referendumi eshte i ligjshem ne baze se kartes se te drejtave te njeriut ne OKB. Referendumi eshte i ligjshem per cdo popullsi etnike qe jeton ne cdo shtet ne Bote qe te vendos per te drejtat e veta.</p><p>Referendumi i Krimese eshte i &#39;&#39;paligjshem&#39;&#39; vetem per miopet e Tiranes qe lehin sa here ju thote Padroni i vet qe ua ka lidh kapistallin rreth qafes. E sa per gjysem shtetin e Kosoves nuk i intereson askujt se c&#39;fare mendon sepse kredibiliteti i kesaj krahine te Serbise nuk perfillet pasi eshte as shtet dhe republike federative.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.