Arkiv-Lajme

Gj.Administrative rrëzon INUK-un, vazhdojnë punimet për bulevardin

Postuar në 17 Mars, 2014 10:37

Ngjalli njëfarë reagimi vendimi i INUK për pezullimin e punimeve për bulevardin e ri të Tiranës, para disa ditësh, pasi Inspektoriati e kishte “konsoliduar” profilin e vet si një institucion që “prish” dhe jo që “ndalon prishjen”. Por vendimi i sotëm i Gjykatës Administrative e anullon INUK-un dhe i hap rrugë vazhdimit të punimeve për ndërtimin e Bulevardit të ri. Disa ditë më parë në Bashkinë e Tiranës ka mbërritur një shkresë nga Inspektorati Kombëtar i Ndërtimit dhe Urbanistikës ku kërkohet pezullimi i punimeve për projektin e bulevardit të ri.

SYRIZA, e para në sondazhin grek për zgjedhjet e Parlamentin Europian. Partia “Lumi”, surprizë

Postuar në 17 Mars, 2014 09:03

Gazeta greke “Protothema” ka publikuar rezultatet e një sondazhi të fundit lidhur me zgjedhjet për Parlamentin Europian në Greqi, ku rezulton se SYRIZA ka një avantazh prej 1.1% ndaj Demokracisë së Re. Por një risi e skenës politike greke është edhe partia “Lumi” e krijuar dhe drejtuar nga gazetari Stavros Theodorakis, e cila del e treta në zgjedhjet për Europarlamentin.

Ligjvënësit “trashin zërin” me fjalë, por përjashtojnë veten nga hetimi i pasurisë, thotë Shqip

Postuar në 17 Mars, 2014 07:53

140 deputetët e Parlamentit shqiptar, ministrat (megjithëse janë pa mandat), gjyqtarët e Gjykatës së Lartë apo Kushtetuese ashtu si Presidenti dhe Kryeministri, nuk mund të preken nga ligji “antimafia” i hetimit të pasurive, thotë gazeta Shqip, dhe për këtë ligjvënësit shqiptarë janë kujdesur në maksimum. Sipas Shqip, Ky ligj u rimodifikua për herë të tretë brenda 10 viteve ekzistencë, dhe parashikon që edhe zyrtarët e hetuar për korrupsion t’u hetohet pasuria, pra t’u sekuestrohen ato të ardhura apo prona të patundshme që nuk justifikohen, megjithëse mund të marrin pafajësi.

Zheji zbulon “SuperBerishën” që e ndihmoi PD-në të mos binte në depresion

Postuar në 17 Mars, 2014 06:51

Në një shkrim për gazetën “Mapo” ku titulli (Super Berisha) zbulon që me të parën ngjyrimet e përmbajtjes, autori Artur Zheji komenton gjendjen post-23 qershor të Partisë Demokratike, duke nisur me një ditiramb të gjatë për ish kryetarin Sali Berisha. “Pa ndërprerje në 23 vite rresht. Ka ‘lëpirë’ me dinjitet plagët nga ’97-’98 deri në vitin 2001. Pranë fitores, vetëm katër vite mbas rrokullimës. Partia e Berishës është një ‘qenie’ e paparashikueshme në forcën e vet reaguese. Sidomos kur plagoset. Sidhe ndodhi në 23 qershorin e vitit të kaluar.

Nis 'Crown', Cani:120 mln $ më shumë të ardhurat në buxhet

Postuar në 17 Mars, 2014 05:41

Sipas gazetës Shqiptarja.com, agjencia britanike “Croën Agents” ka nisur praktikisht aktvitetin e vet në Shqipëri mbi b azën e kontratës që ka lidhur me qeverinë tonë. Ja raportimi që bën gazetarja Suela Gera e kësaj të përditshmeje:

 

“Crown Agents” agjencia e pajtuar nga qeveria për asistencë doganore nis sot në terren veprimtarinë e përbashkët me doganën shqiptare. Tetë grupe mobile në përbërje të të cilëve do të jenë edhe ekspertë të doganës shqiptare nisin sot punën në pikat kufitare për të identifikuar e zbuluar mashtrimet por dhe për të reformuar sistemin doganor. 

Orteku i shqiptarëve të rekrutuar në konfliktin sirian. Një prind nga Pogradeci kërkon të birin

Postuar në 17 Mars, 2014 05:33

Në fillim vinin lajme të shkëputura, pas humbjes së jetës së ndonjë të riu nga trevat shqiptare në konfliktin sirian. Vdeka e një djaloshi nga Leshnica e Pogradecit, “zbuloi” pas prononcimeve të bashkëfshatarëve, edhe të rinj të tjerë që ishin përfshirë në “luftën e shenjtë”. Por pas operacionit policor ndaj dy imamëve dhe disa besimtarëve të akuzuar se rekrutonin luftëtarë, të tjerë të rinj shqiptarë rezultojnë të larguar drejt Sirisë, dhe vetëm tani prindërit dhe të afërmit “kërkojnë ndihmën e shtetit”.

Raporti i KLSH-së: Radio Televizioni Publik, zero investime për 2013-ën

Postuar në 17 Mars, 2014 04:46

Një audit i kryer nga inspektorët e Kontrollit të Lartë të Shtetit, njofton Dita, ka konstatuar se Radio Televizioni Publik Shqiptar ka kryer zero investime për vitin e kaluar. Auditi tregon se “investimet” më të mëdha janë bërë në rritje numra punonjësish, për festivalin e fundvitit ku vetëm skenografia është 2 milion e 3 mijë lekë, por nuk ka fatura të detajuara të tij. Për emisione të ndryshme televizive, pjesa më e madhe e të cilëve janë bërë me bashkëpunëtorë të jashtëm, nuk është llogaritur masa e taksimit 10 për qind për honoraret.

Krimea nuk humbet kohë. Sot pritet paraqitja e kërkesës zyrtare për bashkim me Rusinë

Postuar në 17 Mars, 2014 04:05

Nuk humbasin kohë autoritetet e Krimesë pas zyrtarizimit të rezultateve të referendumit, ku më shumë se një milion filorusë i kanë thënë po bashkimit me Rusinë, me një pjesëmarrje rekord në referendum, prej 83,10%. Pritet që sot të prezantohet zyrtarisht kërkesa për bashkim, në Moskë. Kështu ka deklaruar kryeministri separatist Serghei Aksionov. Nga ana tjetër SHBA-të dhe vendet e Europës deklarojnë se referendumi ishte ilegal, ndërsa nuk njohin rezultatin. Mësohet se Vladimir Putin i ka telefonuar Presidentit Obama, duke i thënë se në Krime u respektua ligji.

Naser Aliu, Halil Matoshi, Xhemal Ahmeti, Ukë Lushi, Shkëlzen Maliqi … dhe debati vazhdon

Postuar në 17 Mars, 2014 02:58

Ne kemi shkruar lidhur me debatin që nisi pas 55 pyetjeve publike të bëra në adresë të Rexhep Qosjes nga Hivzi Islami, kreu i Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës. Pas kësaj, ka folur vetë Qosja, por janë përfshirë dhe të tjerë. Ka bërë përshtypje një shkrim i Matoshit, në të cilin ai kritikon gjuhën e dhunshme dhe arrogancën e të dy akademikëve, të cilët në po atë shkrim i quan “kosovarë të natyralizuar”. Kjo frazë e fundit ka provokuar reagime të shumta. Kanë shkruar Naser Aliu, Ukë Lushi, Xhemal Ahmeti, Shkëlzen Maliqi, etj.

Largimi i kreut të AMA-s, Kuvendi nis procedurat. E.Bushati, pa mandat që nga 2012-ta

Postuar në 17 Mars, 2014 02:39

Sot në Kuvend nisin procedurat për zëvendësimin e kryetares së Autoritetit të Mediave Audiovizuale, Endira Bushati. Nëpërmjet një shkrese, kreu i Kuvendit Ilir Meta firmosi procedurat që do të ndiqen për zëvendësimin e Endira Bushatit, pasi mandati i saj në krye të AMA-s ka përfunduar që në datë 24.09.2012.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme