Ligjvënësit “trashin zërin” me fjalë, por përjashtojnë veten nga hetimi i pasurisë, thotë Shqip

Postuar në 17 Mars, 2014 07:53

140 deputetët e Parlamentit shqiptar, ministrat (megjithëse janë pa mandat), gjyqtarët e Gjykatës së Lartë apo Kushtetuese ashtu si Presidenti dhe Kryeministri, nuk mund të preken nga ligji “antimafia” i hetimit të pasurive, thotë gazeta Shqip, dhe për këtë ligjvënësit shqiptarë janë kujdesur në maksimum. Sipas Shqip, Ky ligj u rimodifikua për herë të tretë brenda 10 viteve ekzistencë, dhe parashikon që edhe zyrtarët e hetuar për korrupsion t’u hetohet pasuria, pra t’u sekuestrohen ato të ardhura apo prona të patundshme që nuk justifikohen, megjithëse mund të marrin pafajësi. Por ama, me përjashtimet e mësipërme. Edhe pse u bënë deklarata se “tashmë të gjithë do të hetohen”, në realitet është krejt e kundërta, pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda do t’i ketë “duart e lidhura” për këta zyrtarë të lartë, ndaj të cilëve nuk mund të bëhet asnjë verifikim, pasi provat do të cilësohen si të paligjshme. Ende nuk dihet sesi e kanë formuluar ligjvënësit shqiptarë këtë ligj, pasi nuk është botuar akoma në Fletoren Zyrtare me ndryshimet përkatëse, por ajo që bie në sy, është heqja e tyre nga ky ligj.

 

Lexoni më tepër në: http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/03/17/antimafia-ligjvenesit-kujdesen-qe-te-mos-u-hetohet-pasuria/

 

a.k

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.