Arkiv-Lajme

Sistemi i ri i taksave për bizneset, ja si do të jetë pulla e re e tatimit që do të përdoret

Postuar në 19 Mars, 2014 10:24

Ministria e Financave ka miratuar pullën e re që do të përdoret si mjet për shmangur evazionin fiskal dhe për garantuar mbledhjen e taksave konform sistemit të ri të taksimit. Pulla (në foto) do të ketë dimensionet e përgjithshme 50 x40 mm, do të prodhohet me letër adezive dhe do të ketë dy shirita sigurie ylber me gjerësi 8 mm dhe gjatësi 350 mm secili. Për të shmangur falsifikimin e saj, sfondi i pullës përmban 5 elemente sigurie (Guilloche), të vendosura një në qendër të saj dhe 4 të tjera të zvogëluara në këndet e pullës.

Top-Channel publikon të dhënat për naftën që përdoret në treg. 4-5 herë më shumë squfur sesa norma

Postuar në 19 Mars, 2014 09:06

“Top-Channel” raporton sot se problemi me cilësinë e naftës që shitet në tregun vendas përbën problem serioz për shëndetin e qytetarëve. Bëhet fjalë për naftën e që prodhon rafineria e Ballshit dhe që sipas investigimit të publikuar dje nga “Fiks-Fare” ka në përbërje 4 deri 5 herë më shumë squfur sesa norma. Dhe kur vjen puna që gjëra të tilla publikohen nga media, lëvizja e institucioneve synon përherë të fitojë kohë.

Opozita akuzon shumicën për ofensivë ndaj institucioneve të pavarura. “Po kërkohet të kapen ILDKP, AMA dhe SHISH”

Postuar në 19 Mars, 2014 08:39

Sot u mblodh Konferenca e Kryetarëve që miraton kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit të Shqipërisë. Sikurse pritej palët kanë shfrytëzuar takimin për të ricikluar çështjet kryesore të debatit politik. Kështu ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi ka kërkuar konsensusin e opozitës për amendimet e ligjit “Për nëpunësin civil”, ndërkohë që demokratët përmes deputetit Eduart Halimi kanë mbajtur ta hapur çështjen e marrëdhënieve të Parlamentit me institucionet e pavarura.

Agolli: “Berisha të tërhiqet...Edhe si deputet i PD-së”

Postuar në 19 Mars, 2014 07:17

Dritëro Agolli ka dhënë një intervistë sot për televizionin A1 Report, një fragment i së cilës publikohet nga “Shqiptarja.com”. Dhe fragmenti lidhet me apelin që Agolli i bën ish-kryeministrit Sali Berisha:  “Bojkoti i opozitës cenon integrimin e vendit. Berisha duhet të tërhiqet nga drejtimi i PD-së, madje dhe si deputet“. Thjesht: Sali Berisha duhet të dalë nga skena politike. Ky është mendimi i Agollit, por që është bërë shpesh në këto vite. Dhe me të njëjtën adresë: Ish-kryeministrin. Çështje këndvështrimi, pasi jo vetëm që z.

11 muxhahedinë të tjerë pritet të vijnë në Shqipëri nga Iraku

Postuar në 19 Mars, 2014 06:01

11 muxhahedinë të tjerë pritet të vijnë në Shqipëri. Ata janë pjesë e organizatës Mujahedin-e Khalq (MKO) e cila vepron në Irak. Mediat bëjnë të ditur se grupi do të përbëhet nga 10 gra dhe një burrë të cilët kanë qëndruar në një kamp në Irak. Edhe para disa muajsh në Shqipëri mbërritën disa muxhahedinë në kuadër të marrëveshjes  që Shqipëria ka me SHBA-të për strehimin e një numri të caktuar pre tyre.

s.z

Çështja “Ajazi”, Spartak Braho: "Kreu i SHISH pa certifikatë sigurie. Nuk kryen dot funksionet e veta"

Postuar në 19 Mars, 2014 05:54

Mazhoranca ka ngritur një tjetër pretendim për kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi. Kryetari I Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho ka deklaruar sot se mungesa e certifikatës së sigurisë nga ana e kreut të SHISH, e bën këtë të fundit të paaftë ligjërisht që të kryejë funkisionet e veta. “Është i pacertifikuar dhe nuk ushtron dot funksionet e tij normale. Duhet të vihet në funksion të detyrave të tij. Komisioni i Sigurisë do dërgojë grup pune për ankesat”, tha Braho.

Përplasja SHISH, Tahiri takon Nishanin: Presidenti të qëndrojë mbi palët

Postuar në 19 Mars, 2014 05:16

Është pasuar me një interes të fortë mediatik takimi mes Presidentit Nishani e ministrit Tahiri. Po ju sjellim më poshtë raportimin që i bën Shqipi këtij takimi (shkrimi është nënshkruar nga Fatjona Mejdini):

“Koha Ditore” flet për hetime ndaj një atentati të mundshëm ndaj Shpend Ahmetit

Postuar në 19 Mars, 2014 04:30

Policia e Kosovës po heton për një atentat të mundshëm ndaj kreut të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. “Koha Ditore” njofton sot se një javë më parë një qytetar kishte dëgjuar një bisedë në lokal mes disa burrave ku flitej për këtë gjë dhe ka vënë në dijeni një pjesëtar të “Vetëvendosjes”. Sipas “KD” në tryezën ku diskutohej ka patur biznesmenë të ndërtimeve, tregtarë dhe biznesmenë karburantesh. Nuk dihet sa i vërtetë do të rezultojë ky informacion që gjithsesi është shqetësues.

s.z

Ukraina konsideron opsionin ushtarak për rajone të tjera ku mendohet se Rusia mund të ndërhyjë

Postuar në 19 Mars, 2014 04:17

Aneksimi i Krimesë ka shtuar tensionet në kufirin ruso-ukrainas dhe duket se ka nxitur Kievin zyrtar që të marrë në konsideratë opsionin ushtarak në rast se Moska do të tentojë të bëjë ndërhyrje në rajone të tjera si në rastin e Krimesë. Këtë e bën të ditur BBC e cila i vë theksin një klime tensioni që po fermentohet në kufi ku ka popullsi ruse. Pas Krimesë, edhe Transdniestria, de facto një shtet brenda Moldavisë kërkoi bashkimin me Rusinë. Këtu Rusia ka trupa ushtarake prej vitesh dhe nuk është çudi që në një moment vullneti i popullit të aktualizohet si ndryshim kufiri.

Qeveria bën një përpjekje drejt Presidentit për të provuar ineficencën e Visho Ajazit. Nishani reagon me “Jo”

Postuar në 19 Mars, 2014 03:24

Shërbimi Informativ Shtetëror, më saktë kryetari i tij është kthyer në një objektiv të mazhorancës aktuale. Por që duket se nuk do të jetë i lehtë. Edhe në takimin e djeshëm në Presidencë, bëhet e ditur se pretendimi i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri se nga SHISH nuk ka patur informacione, i është vënë reagimi i Presidentit sipas të cilit informacione SHISH ka dhënë. Tahiri ka prezantuar korrespondencë me SHISH dhe sipas gazetës “Panorama” ai ka deklaruar se SHISH ka dhënë informacione vetëm dy herë për vitin 2014, edhe këto pas arrestimeve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme