Top-Channel publikon të dhënat për naftën që përdoret në treg. 4-5 herë më shumë squfur sesa norma

“Top-Channel” raporton sot se problemi me cilësinë e naftës që shitet në tregun vendas përbën problem serioz për shëndetin e qytetarëve. Bëhet fjalë për naftën e që prodhon rafineria e Ballshit dhe që sipas investigimit të publikuar dje nga “Fiks-Fare” ka në përbërje 4 deri 5 herë më shumë squfur sesa norma. Dhe kur vjen puna që gjëra të tilla publikohen nga media, lëvizja e institucioneve synon përherë të fitojë kohë. Kështu, i pyetur nga “TCH”, Drejtori i Inspektoratit Qendror Teknik, Ardian Çela ka deklaruar se “institucioni ka certifikuar dy depozita të ARMO-s dhe ato kanë qenë brenda standardeve”. Pyetja shtrohet: “Po Fiks-Fare, qëlloi në naftë të keqe, gënjen, apo e vërteta është më e thjeshtë: që nafta këtë cilësi ka dhe kjo gjë lejohet? Çela ka shtuar se pas denoncimit të “FF”, IQT ka kërkuar informacion dhe do të bëjë të tjera verifikime për karburantin e ARMO-s, por “kjo sasi nuk është pjesë e atyre që ka certifikuar IQT”. D.m.th nafta paska kaluar pa u vënë re.
Më shumë në: http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=274597
s.z
Add new comment