Ukraina konsideron opsionin ushtarak për rajone të tjera ku mendohet se Rusia mund të ndërhyjë

Postuar në 19 Mars, 2014 04:17

Aneksimi i Krimesë ka shtuar tensionet në kufirin ruso-ukrainas dhe duket se ka nxitur Kievin zyrtar që të marrë në konsideratë opsionin ushtarak në rast se Moska do të tentojë të bëjë ndërhyrje në rajone të tjera si në rastin e Krimesë. Këtë e bën të ditur BBC e cila i vë theksin një klime tensioni që po fermentohet në kufi ku ka popullsi ruse. Pas Krimesë, edhe Transdniestria, de facto një shtet brenda Moldavisë kërkoi bashkimin me Rusinë. Këtu Rusia ka trupa ushtarake prej vitesh dhe nuk është çudi që në një moment vullneti i popullit të aktualizohet si ndryshim kufiri. Ajo që thuajse të gjitha mediat kanë vënë në dukje është lehtësia me të cilën Putini gëlltiti Krimenë dhe paaftësinë, ose mungesën e interesit për një kundërpërgjigje reale ndaj tij nga ana e Perëndimit.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.