Kreu i Komunitetit Mysliman: “Zgjedhja ime, shenjë pjekurie e KMSH-së”. Bruçaj mendon se Shqipëria nuk kërcënohet nga terrorizmi

Postuar në 19 Mars, 2014 03:15

Kreu i ri Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj ka dhënë një intervistë të parë për “Gazeta Shqiptare” ku jep komentet e veta për dy çështje që kanë interes publik: zgjedhjen e tij në postin aktual dhe çështjen e besimtarëve që shkojnë në luftë në Siri. Për sa i përket çështjes së parë, Bruçaj ka deklaruar se “zgjedhjet për detyrën e kryetarit të ri të KMSH-së ishin një model shumë i mirë i pjekurisë dhe maturisë së anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm dhe mbarë opinionit të besimtarëve që shoqëroi këtë proces”. Për sa i përket zërave që janë shprehur kundër, Bruçaj dha këtë koment: “Ndoshta janë të painformuar për statutin e KMSH-së dhe mesa duket nuk i njohin sa duhet procedurat e KMSH-së”. Lidhur me çështjen e “xhihadistëve” Bruçaj ka deklaruar se Shqipëria nuk rrezikohet nga terrorizmi i sekteve radikale, pasi siç u shpreh ai “më shumë është qasje individësh”.

s.z

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

"Lidhur me çështjen e “xhihadistëve” Bruçaj ka deklaruar se Shqipëria nuk rrezikohet nga terrorizmi i sekteve radikale, pasi siç u shpreh ai “më shumë është qasje individësh”."

Pyetje kryeimamit Skënder Bruçaj: ç'fare qendrimi ka mbajte Komuniteti Musliman e Shqiperise ne lidhje me keto "individe"? Kur ishkryetari Muço tha se "neve u kemi thene te mos perzihen me punet e Sirise" kjo don te thote se Muço e dinte si shkojne punet dhe nuk informoi qeverine, dhe e dyta ai e dinte se ato 650 xhami nuk jane ndertue me leje dhe se hoxhallart e vetshpallun nuk jane te inkuadruem ne Komunitetin Musliman te Shqiperise, por ishin ilegal/te kundraligjegjeshem. Pse nuk i ngriti keto dy probleme me kohe?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.