Çështja “Ajazi”, Spartak Braho: "Kreu i SHISH pa certifikatë sigurie. Nuk kryen dot funksionet e veta"

Mazhoranca ka ngritur një tjetër pretendim për kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi. Kryetari I Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho ka deklaruar sot se mungesa e certifikatës së sigurisë nga ana e kreut të SHISH, e bën këtë të fundit të paaftë ligjërisht që të kryejë funkisionet e veta. “Është i pacertifikuar dhe nuk ushtron dot funksionet e tij normale. Duhet të vihet në funksion të detyrave të tij. Komisioni i Sigurisë do dërgojë grup pune për ankesat”, tha Braho. Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe ngritjen e një komisioni hetimor për kreun e SHISH-it në rast se ky “handikap nuk kapërcehet”. Dhe sesi mund të kapërcehet kjo pengesë kjo merret me mend lehtë. Kreu i SHISH-it, pra Visho Ajazi do të duhet të kërkojë certifikatën e Sigurisë në Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar në Kryeministri, e mandej të vzhdojë punën. Puna këtu ndërlikohet pak, pasi në mbledhjen e fundit të Komisionit të Sigurisë, ku Ajazi do të duhet të raportonte e që u shty pikërisht për shkak të mospasjes së këtij dokumenti, deputeti socialist Pirro Lutaj u shpreh ndër të tjera se “Visho Ajazi nuk i përmban kushtet për ta përfituar këtë certifikatë dhe se herën e parë ai e ka marrë certifikatën në mënyrë të paligjshme”( http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=273797). Mediat kanë ngritur si problem dyshtetësinë e Ajazit dhe nëse DSIK I refuzon certifikatën për ndonjë shkak ligjor, atëherë shtrohet jo vetëm largimi I tij nga detyra, por edhe hetimi për praktikat e emërimit të kreut të këtij institucioni nga ish-kryeministri dhe nga Presidenti aktual. Gjithsesi, certifikata e sigurisë duket se është ganxha më e qëndrueshme me të cilën mazhoranca mund të operojë në zëvendësimin e Ajazit.
s.z
Add new comment