Raporti i KLSH-së: Radio Televizioni Publik, zero investime për 2013-ën

Postuar në 17 Mars, 2014 04:46

Një audit i kryer nga inspektorët e Kontrollit të Lartë të Shtetit, njofton Dita, ka konstatuar se Radio Televizioni Publik Shqiptar ka kryer zero investime për vitin e kaluar. Auditi tregon se “investimet” më të mëdha janë bërë në rritje numra punonjësish, për festivalin e fundvitit ku vetëm skenografia është 2 milion e 3 mijë lekë, por nuk ka fatura të detajuara të tij. Për emisione të ndryshme televizive, pjesa më e madhe e të cilëve janë bërë me bashkëpunëtorë të jashtëm, nuk është llogaritur masa e taksimit 10 për qind për honoraret. Raporti i KLSH-së vëren se për vitin 2013 financimi nga buxheti i shtetit është në vlerë më të ulët se financimi i tre vite paraardhëse. Për zërin investime nga buxheti i shtetit nuk është akorduar fond. Mos akordimi i financimeve nga buxheti për investime ka sjellë si pasojë që shërbimi i radios dhe televizionit për shqiptarët jashtë kufijve dhe për publikun e huaj, projektet e rëndësishme teknike për futjen e teknologjive të reja për prodhim dhe transmetim, projektet e rëndësishme filmike, nuk janë kryer duke e vënë në vështirësi veprimtarinë transmetuese të RTSH.

 

Lexoni më tepër në linkun: http://gazetadita.al/auditi-i-klsh-radio-televizioni-shqiptar-0-investime-per-vitin-2013/

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.