Arkiv-Lajme

Evangelos Venizelos: Kufiri detar Shqipëri – Greqi, marrëveshja do të zbatohet sipas bisedimeve

Postuar në 14 Mars, 2014 04:57

Marrëveshja Greqi-Shqipëri për kufijtë detarë, do të hyjë në fuqi vetëm pas bisedimeve që janë zhvilluar me qeverinë shqiptare. Kjo ka qënë deklarata e zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos.

Top-channel: Imamët: Toleranca fetare, kurth!

Postuar në 14 Mars, 2014 03:15

Genc Balla, imami i vetshpallur i Xhamisë së Unazës së Re, në një prej ligjërimeve të tij e cilëson tolerancën fetare si një kurth që po i ngrihet islamit.

Basha, ende i pavendosur për 2015-ën

Postuar në 14 Mars, 2014 02:38

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është munduar ta kalojë pa shumë komentet faktin se është kthyer në gjysmë kryetar bashkie dhe gjysmë kryetar të PD-së. Në intervistën e dhënë për Sokol Ballën në emisionin “Top Story”, ai nuk dha një përgjigje nëse do të ishte sërish kandidat për Bashkinë e Tiranës.

Thellohet konflikti qeveri-bashki

Postuar në 14 Mars, 2014 02:23

Përplasjet mes qeverisë dhe bashkisë së Tiranës po ndodhi n tashmë në çdo nivel. Duket se situata mes pushtetit qendror dhe atij lokal është përkeqësuar.

Sot në ditën e verës, bashkia e Tiranës ka njoftuar se policia e saj është dhunuar dhe fyer nga FNSH-ja dhe Policia e Shtetit. Bashkia i bën thirrje ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri të tërheqë urdhrin që lejon dhunimin e policëve bashkiakë.

Kosovë, miratohet drafti për veteranët e luftës. LDK-ja kërkon përfshirjen në ligj edhe të FARK-ut. PDK: “FARK nuk ekziston”

Postuar në 13 Mars, 2014 14:36

Parlamenti i Kosovës ka miratuar projektligjin për statusin e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Seanca siç bëhet e ditur është shoqëruar me debate të forta, ndonëse në fund drafti është miratuar me shumicë votash.  Shkak për debatin është bërë fakti se në projektligjin e prezantuar nga qeveria, nuk përmendet si subjekt pjesëmarrës dhe kontribuues në luftë Forca e Armatosur e Republikës së Kosovës(FARK), e cila ishte e atashuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Fletoret e Zeza” të Martin Heideggerit. Filozofi Peter Trawny: “Antisemitizmi i Heideggerit, jo privat, por definicion i shtjelluar filozofik”

Postuar në 13 Mars, 2014 13:23

 

Një adresim nga “Zëri”: Nderojmë miqtë me tituj, por nuk marrim dot investime

Postuar në 13 Mars, 2014 12:30

Gazeta “Zëri” në Kosovë shkruan sot për politikën e Jashtme të vendit në thithjen e investimeve të huaja, sidomos nga vende “dorëlëshuara” siç janë vendet arabe. Gazeta merr shkas nga publikimi nga mediat serbe i projektit “Beogradi mbi ujë”, një investim disa miliardësh që do të realizohet me paratë arabe. Kontratat e Serbisë me këto vende përfshijnë edhe qindra milionë euro për ushtrinë, bujqësinë dhe industrinë. Pyetja që shtron “Zëri” është: Pse në Serbi investojnë, kurse në Kosovë nderohen me çmime?

Debati politik transferohet edhe në dialogun ndërparlamentar Shqipëri-BE

Postuar në 13 Mars, 2014 11:26

Deklarata Shqipëri-BE, pas dialogut ndërparlamentar është miratuar pjesërisht. Deklarata bën thirrje për ndërprerjen e bojkotit parlamentar, vendosjen e dialogut politik, vlerëson përpjekjet e qeverisë për reformën në gjyqësor si dhe shpreh keqardhjen për mosmarrjen e statusit në muajin dhjetor. Ndërkohë opozita ka dalë me një deklaratë ku ngre pretendimin se kërkesat e veta janë bllokuar nga shumica në Komitetin e Stabilizim-Asocimit.

Draft për mbrojtjen e konsumatorit shqiptar. Zv. ministrja Paskali: “Dëshirojmë që politikat tona të jenë funksionale”

Postuar në 13 Mars, 2014 10:37

Zv. ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Brunilda Paskali ka bërë të ditur se së shpejti qeveria do të prezantojë një draft për sigurinë e konsumatorit shqiptar. Ajo ka folur në ditën ndërkombëtare të konsumatorit me rastin e së cilës u organizua një tryezë ndërgjegjësuese për Mbrojtjen e Konsumatorit. “'Vendi ynë është duke punuar fort për marrjen e statusit kandidat në anëtarësimin në BE.

Projekt ndërkufitar për monitorimin e Vjosës. Specialistët shqiptarë thonë se marrëveshja zgjidh edhe çështjen e devijimit

Postuar në 13 Mars, 2014 10:30

Qeveria shqiptare dhe ajo greke kanë diskutuar sot në Vlorë për monitorimin fiziko-kimik dhe biologjik të ujërave të lumit të Vjosës. Konkretisht është bërë prezantimi i projektit ndërkufitar IPA, brenda të cilit për specialistët shqiptarë do të zgjidhet edhe çështja e përfolur e devijimit të ujërave të lumit Vjosa. Pretendimi i palës greke për të devijuar lumin ka kohë që është ngritur dhe lidhet me ndërtimin e një hidrocentrali, ndërkohë që në vitin 1991, ndërtimi i HEC-it të Pigait në Meçovo, solli devijimin e 13% të ujërave të lumit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme