Kosovë, miratohet drafti për veteranët e luftës. LDK-ja kërkon përfshirjen në ligj edhe të FARK-ut. PDK: “FARK nuk ekziston”

Parlamenti i Kosovës ka miratuar projektligjin për statusin e veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Seanca siç bëhet e ditur është shoqëruar me debate të forta, ndonëse në fund drafti është miratuar me shumicë votash. Shkak për debatin është bërë fakti se në projektligjin e prezantuar nga qeveria, nuk përmendet si subjekt pjesëmarrës dhe kontribuues në luftë Forca e Armatosur e Republikës së Kosovës(FARK), e cila ishte e atashuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kërkesa e LDK-së në këtë drejtim është hedhur poshtë nga përfaqësuesit e PDK-së, pasi sipas të cilëve FARK-u nuk ka ekzistuar. Nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti ka deklaruar se e gjithë lufta është bërë nën emblemën e UÇK-së. Por FARK-u si emërtesë është i njohur edhe në Shqipëri, pas në shtator të vitit 1998, në Tiranë, u ekzekutua Ahmet Krasniqi, i konsideruar Ministër i Mbrojtjes nga LDK-ja dhe drejtues i FARK-ut.
s.z
Add new comment