Thellohet konflikti qeveri-bashki

Përplasjet mes qeverisë dhe bashkisë së Tiranës po ndodhi n tashmë në çdo nivel. Duket se situata mes pushtetit qendror dhe atij lokal është përkeqësuar.
Sot në ditën e verës, bashkia e Tiranës ka njoftuar se policia e saj është dhunuar dhe fyer nga FNSH-ja dhe Policia e Shtetit. Bashkia i bën thirrje ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri të tërheqë urdhrin që lejon dhunimin e policëve bashkiakë.
“Të kthejnë pas menjëherë urdhrin për të ushtruar dhunë e terror ndaj punonjësve tanë, të cilët janë në mbrojtje të ligjit, ndryshe ministri i Brendshëm dhe kryeministri do të mbajnë përgjegjësi ligjore. Policia e Shtetit të dalë mbi urdhrat partiakë pa qenë vonë”, thuhet në njoftimin.
Gara se kush do t`i organizojë aktivitetet për “Ditën e Verës” prej disa ditësh ka përplasur Qeverinë dhe Bashkinë. Si qeveria ashtu edhe bashkia kanë kalendare të ndryshme për organizimin e aktiviteteve për ditën e sotme.
Por, përplasje e sotme nuk është një gare për merita, por është vazhdim i përplasjeve të tjera bashki-qeveri, duke nisur nga bllokimi i punimeve për planin urban të Tiranës, tek pezullimi i kredive për të pastrehët e deri tek mbyllja e varrezave.
S.S
Comments
Persa i perket perplasjes per
<p>Persa i perket perplasjes per aktivitetin tel lulishtja e Vellezerve Frasheri jane qe te dy ne gabim. Me sa jam ne dijeni une as shteti dhe as Bashkia nuk kane te drejte per te autorizuar aktivitete mbi nje prone private pa autorizimin nga pronaret e ligjshem.</p>
Add new comment