“Fletoret e Zeza” të Martin Heideggerit. Filozofi Peter Trawny: “Antisemitizmi i Heideggerit, jo privat, por definicion i shtjelluar filozofik”

"Deutsche Welle" njofton se më 15 mars do të publikohet një vëllim që përfshin përmbajtjen e 34 fletoreve, të quajtur "Fletoret e Zeza, të filozofit të njohur Martin Heidegger. Përmbajtja e tyre është kthyer në polemikë publike, pasi në to shikohen disa bindje naziste të filozofit, por edhe një antisemitizëm konstant. Heidegger ka qenë anëtar i NSDAP-it, por fletoret zbulojnë pikëpamje të tij të brendshme, si të thuash rrëfejnë brendinë e tij. Për filozofin Peter Trawny, ky material ka shumë rëndësi. “Fletoret jo vetëm nuk ishin publikuar më parë, por ishin pak a shumë të panjohura, pothuajse askush nuk i kishte lexuar ato. Vetë Heidegger është kujdesur që askush të mos i shihte me përjashtim të familjes së tij", thotë ai. Po ku konstatohet antisemitizmi i Heideggerit? Më shumë në disa klishe që gjurmohen si hallka përkufizuese në tekst. Ja si e shpjegon Trawny: “Heidegger në fletoret shkruan se hebrenjtë kanë mjaft prirje për llogaritë. Me këtë Heidegger nuk përdor vetëm paragjykime antisemite, por krijon edhe një lidhje me filozofinë e tij në të cilën ai e kritikon fort epokën e teknikës. Llogaritja për shembull vendoset në një raport të veçantë me teknikën dhe papritur hebraizmi kthehet në një përfaqësues të veçantë të teknikës universale”. Ose kur flet p.sh që “hebraizmi botëror lufton në mënyrë anonime kundër nacionalsocialistëve”, botuesi del në përfundimin se këtu kemi të bëjmë me një referencë nga “Protokolli i të urtëve të Sionit”. Ngjan si një kirurgji e tekstit për të nxjerrë në dritë “mendimet më të errëta”, pa u kompleksuar nga pesha e rëndë e emrit Heidegger, por edhe pa kaluar në krahun e kundërt. Diçka që i mungon thuajse plotësisht mjediseve publike emotive në Ballkan. Për Trawnyn çdo gjë është e qartë: “...Nuk kemi një filozof i cili ka privatisht ndjenja antisemite apo paragjykime për hebrenjtë, por një filozof që përpiqet të përkufizojë dhe shtjellojë në mënyrë filozofike një definicion si për shembull 'hebraizmi botëror'".
Më shumë në: http://www.dw.de/filozofi-heidegger-dhe-nacionalsocializmi/a-17483187
s.z
Comments
Antisemitet e pare ishin ata

Antisemitet e pare ishin ata qe i nxorren nga tokate e veta, qe sot quhet Izrael.

Po ata qe i paten nxjerre jashte vazhdojne te jene edhe sot antisemitet ma te vendosun. Keto ishin te lidhun ngushte me nazizmin.

Shikonje vete: https://www.youtube.com/watch?v=ZNF5Q0Uae3o

HITLERI QE HAPI L2B ISHTE

HITLERI QE HAPI L2B ISHTE KUKULL RUSE NJELLOJ SIC ESHTE MERKELI SOT.

PUTINI ESHTE NJELLOJ SI HITLERI

EDHE KLINTONI ISHTE NJELLOJ SI HITLERI

RROFTE SHQIPERIA E

RROFTE SHQIPERIA E VOGEL

VDEKJE KGB

VDEKJE CIAS E GESTAPOS E MI7
VDEKJE TERRORIZMIT NDERKOMBETAR QE FRYMEZOHET E MENAXHOHET NGA KETO SHERBIME

Add new comment