Draft për mbrojtjen e konsumatorit shqiptar. Zv. ministrja Paskali: “Dëshirojmë që politikat tona të jenë funksionale”

Zv. ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Brunilda Paskali ka bërë të ditur se së shpejti qeveria do të prezantojë një draft për sigurinë e konsumatorit shqiptar. Ajo ka folur në ditën ndërkombëtare të konsumatorit me rastin e së cilës u organizua një tryezë ndërgjegjësuese për Mbrojtjen e Konsumatorit. “'Vendi ynë është duke punuar fort për marrjen e statusit kandidat në anëtarësimin në BE. Gjë që për konsumatorët tanë do të thotë një kuadër ligjor dhe institucional, për të siguruar të njëjtin nivel mbrojtje si konsumatorët europianë dhe njëkohësisht për të mbrojtur interesat ekonomike të konsumatorëve. Ministria jonë e Zhvillimit Ekonomik të Sipërmarrjes është institucioni që harton vetëm politika dhe akte ligjore, por njëkohësisht ne dëshirojmë që këto politika të jenë sa më funksionale, praktike dhe t'i shërbejnë më mirë mbrojtjes së konsumatorit në rastin konkret', tha ajo. E thënë me pak fjalë të thjeshta: Ligji do bëhet, puna është se a do të zbatohet?
s.z
Comments
Problemi nuk është te ligji i
<p>Problemi nuk është te ligji i cili mund të jetë i përkryer por çalojmë tek zbatimi i tijë prandaj ai që nuk e zbatonë tu hiqet e drejta ta e vazhdimit të biznesit dhe .</p>
Add new comment