Kina publikon pamje sateliore të dyshuara si mbetje të avionit të zhdukur të shtunën

Postuar në 12 Mars, 2014 16:30

Mediat kryesore ndërkombëtare po përcjellin imazhe satelitore të atyre që mendohet  se janë mbetje të avionit të nisur nga Kuala Lumpur dhe të zhdukur pa gjurmë disa ditë më parë. Pamjet vijnë nga një satelit kinez dhe janë bërë publike në një faqe shtetërore të Kinës. Sipas BBC-së rajoni ku shikohen mbetjet e supozuara është në Detin e Kinës Jugore dhe janë fotografuar që të dielën, por meqenëse në bordin e avionit kanë qenë 150 shtetas kinezë, autoritetet e Pekinit janë treguar shumë të kujdesshme për të përcjellë informacionet menjëherë. Identifikimi i vendit pritet të çojë në një mbikëqyrje nga afër dhe për zbulimin e misterit të flutrurimit MH370, i cili i ka hapur rrugë të gjitha teorive të mundshme.

Më shumë në: http://www.bbc.com/news/world-asia-26554875

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.