Shqipëria ka tashmë sistemin e mbikëqyrjes detare...

Postuar në 12 Mars, 2014 11:55

 

“Sot një Anije Ushtarake kaloi përmes ujërave Shqiptare, si pjesë e një ushtrimi të përbashkët me ushtrinë shqiptare dhe partnerët e ruajtjes së rendit. Anija ndoqi një kurs të vetëm, shumë larg bregut, dhe luajti rolin e një shënjestre bashkëpunuese ndërsa kaloi tranzit në atë zonë, duke ndihmuar kështu Shqipërinë në testimin e Sistemit të Integruar të Mbikëqyrjes së Ujërave Detare, i cili është riparuar së fundmi. Ky sistem është një grup radarësh e pajisjesh, të cilat pikasin nga bregu anijet që ndodhen në det. Ky ushtrim ishte edhe një tjetër shembull i marrëdhënies së shkëlqyer midis ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dhe asaj Shqiptare, si dhe partnerëve të zbatimit të ligjit”. Ky është status-njoftimi që ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka postuar pak orë më parë në profilin e saj në Facebook duke shprehur kështu një ndjesi të mirë për këtë arritje. Çështja është nëse vendi ynë ka kapacitete reagimi në kushtet kur eventualisht në radarët modernë që sapo janë riparuar/instaluar diçka fillon e jep shenjë se ndodhet në det. Kjo për arsye se krahas mbikëqyrjes, një vend anëtar i NATO-s, por edhe mos qoftë anëtar i NATO-s, një vend me 1/3 e kufirit bregdet duhet që të ketë mjetet e nevojshme të përgjigjes në situata të caktuara. Përndryshe do t’i ngjajmë përherë e më shumë atij rolit të Met Begës në filmin “Dy herë mat” që u sul i pari në det për të shpëtuar dikë që po kërkonte ndihmë dhe në fund përfundoi vetë i asistuar në kufijtë e fundit të jetës.

s.z

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.