Totto Riina zbulon se si u vra Paolo Borsellino. Bomba e lidhur me citofonin e apartamentit të nënës së gjykatësit

Postuar në 12 Mars, 2014 12:27

 

Totto Riina ka nisur të “këndojë”, por ndoshta pa dijeninë e tij. Mediat italiane publikojnë së fundmi disa përgjime bisedash mes tij dhe shokut të qelisë, Alberto Lorusso, ku ai zbulon ndër të tjera disa nga atentatet e kryera në kohën kur “Komisioni” drejtohej prej tij. “Corriere della Sera” jep detaje edhe sesi u eliminua Paolo Borsellino. Kështu sipas “rrëfimit” të Riinës, ka qenë vetë Broselino që ka shërbyer si ndezës i bombës, mekanizmi iniciues i së cilës ishte instaluar në citofonin e apartamentit të nënës së gjykatësit në fjalë. Duke thirrur të ëmën në citofon, ai ka aktivizuar bombën e vendosur në automjetin Fiat126, nga shpërthimi i së cilës humbën jetën Paolo Borselino, Agostino Catalano, Emanuela Loi, Vincenzo li Muli, Walter Eddie Cosina dhe Claudio Traiana.

Më shumë në: http://corrieredelmezzogiorno.corriere.it/palermo/notizie/cronaca/2014/12-marzo-2014/riina-borsellino-aziono-telecomando-bomba-era-citofono-madre-2224201033064.shtml

s.z

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.