Krime, Parlamenti voton me shumicë dërrmuese deklaratën e pavarësisë

Postuar në 11 Mars, 2014 06:11

Parlamenti i Krimesë ka miratuar me 78 vota pro nga 100 të mundshme, deklaratën e pavarësisë nga Ukraina, e cila është e nevojshme për të mbajtur referendumin e 16 marsit. Një punonjës i parlamentit të Krimesë tha për agjensinë e lajmeve RIA-Novosti se ky dokument është shumë i rëndësishëm si për referendumin ashtu edhe për bashkimin me Rusinë.
Ndërkohë Ish-presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviç ka folur në një konferencë për shtyp nga qyteti i Rostovit në Rusi ku jeton që prej largimit nga Kievi. Janukoviç tha se ai është presidenti i ligjshëm dhe mbetet Komandanti në Fuqi i Ukrainës. Ish presidenti shtoi se oficerët dhe ushtarët ukrainas të cilët janë betuar para flamurit nuk do të marrin urdhëra kriminale nga qeveria e Kievit, e cila erdhi në fuqi me një grusht shteti. Gjatë fjalës së tij, Janukoviç dënoi vendimin e Washingtonit për të dhënë një borxh prej 1 miliardë dollarësh qeverisë së re të Kievit, duke thënë se ligjet amerikane ndalojnë ndihma financiare për këdo qeveri e cila vjen në pushtet me grusht shteti.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.