Arkiv-Lajme

Detaje të reja për masakrën e Leko-s; gruaja ishte divorcuar nga i shoqi si depresive

Postuar në 09 Mars, 2014 09:14

Po zbardhen detaje të reja mbi tragjedinë e tre fëmijëve shqiptarë në Leko të Italisë.

Në Prishtinë si në Tiranë, “betejë” me foto për gjendjen e zyrave

Postuar në 09 Mars, 2014 08:08

Kreu i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, përmes rrjetit social “Facebook” ka publikuar disa foto se si e ka gjetur arkivën e Urbanizimit në njësinë vendore të kryeqytetit të Kosovës, që më parë udhëhiqej nga Isa Mustafa i LDK-së. Këto foto, Ahmeti ka thënë se po i publikon për të qenë transparent.

Përgjimi i SHISH, “Shqiptarja” zbardh emrat e 4 ministrave që u kontrollohen bisedat

Postuar në 09 Mars, 2014 07:37

Telefonët e ministrave të kabinetit qeveritar të drejtuar nga Edi Rama janë nën përgjim nga shërbimi sekret shqiptar. Kështu shkruan sot e përditshmja “Shqiptarja.com” duke iu referuar zhvillimeve që po ndodhin ditët e fundit me Shërbimin Informativ Shtetëror.

Shqipëria dërgon vëzhguesit e saj në Krime

Postuar në 09 Mars, 2014 07:08

Shqipëria do të dërgojë dy vëzhgues në Krime, si pjesë e misionit të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin Europian (OSBE). Lajmi është bërë i ditur nga kryeministria. “Dëshirojmë të informojmë opinionin publik se Shqipëria ka vendosur të kontribuojë me dy vëzhgues në misionin e OSBE-së në Krime.

Përndjekja, shqetësim në rritje në Shqipëri, pak janë në dijeni se është vepër penale!

Postuar në 09 Mars, 2014 06:43

Në organin e akuzës në Shqipëri vërehet një fluks kallëzimesh për përndjekje përmes mesazheve telefonike, rrjeteve sociale apo edhe duke qëndruar poshtë banesës. Vetëm për tre muajt e parë të këtij viti numri i tyre ka shkuar në 30, ndërkohë që për gjysmën e tyre prokuroria ka përfunduar hetimet dhe janë në proces gjykimi. Sipas “Vizion Plus” në shumicën e rasteve, përndjekësit janë ish të dashurit apo ish të dashurat që megjithëse kanë përfunduar një lidhje nuk e pranojnë ndarjen, por vazhdojnë të dhunojnë psikologjikisht, por edhe  fizikisht ish-partneret.

Alfred Moisiu: Ngjarjes së përgjimit nga ana e SHISH-it duhet t’i shkohet deri në fund

Postuar në 09 Mars, 2014 06:25

Ish Presidenti Alfred Moisiu shfaqet i tronditur nga ajo që mediat kanë njoftuar lidhur me përgjimin e një numri ende të papërcaktuar policësh nga ana e SHISH-it. Ai ka dhënë një intervistë për Shqipin, dhe aty saktëson arsyet pse e sheh me shumë shqetësim këtë ngjarje. Ja çfarë thotë ai:

Itali: Tre vajza të mitura me origjinë shqiptare gjenden të vdekura në shtëpi; dyshohet se i ka vrarë e ëma.

Postuar në 09 Mars, 2014 04:17

Gazetat italiane, pothuajse të gjitha, në versionet e tyre online, kanë në këtë moment në krye lajmin tragjik të tre motrave në moshë 13, 10 e 3 vjeç që janë goditur për vdekje me thikë. Sipas policisë, e vetmja pistë deri më tani mbetet që t’i ketë vrarë e ëma, e cila u gjet në shtëpi, pranë të bijave, e gjakosur, në një gjendje jo të shëndetshme psiko mentale, shenjë se dhe ajo kish tentuar të vetvritej pas asaj që ka bërë. Fëmijët janë vrarë në dhoma të ndryshme, por pastaj janë bërë tok mbi krevatin dopio të apartamentit.

Situata e rendit publik, Rama në interpelancë me Topallin

Postuar në 09 Mars, 2014 04:11

Kryeministri Edi Rama do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve të opozitës në seancë plenare nesër paradite. Kryeministri është thirrur në interpelancë nga ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli lidhur me sigurinë dhe rendin publik.

Kjo interpelancë vjen në një kohë kur në vend janë shtuar rastet e shpërthimit me eksploziv dhe kur opozita akuzon qeverinë se situata e rendit i ka dalë nga kontrolli. Seanca plenare është planifikuar të nisë në orën 10:00 të paradites së nesërme ndërsa interpelanca me kryeministrin do të mbahet në fund të saj.

 

k.k  

 

Francë: Autorë e gazetarë ‘hahen’ mbi Kosovën e pas luftës

Postuar në 09 Mars, 2014 03:59

Gazeta Express bën me dije se në Francë ka dalë një libër i përgatitur nga dy francezë, Sebastien Gricourt dhe Gilles Pernet, ku flitet për Kosovën e pas luftës e të pas pavarësisë. Sipas gazetës kosovare online, ky libër është bërë në kundërpërgjigje të një libri tjetër që është publikuar një vit më parë. Është fjala për librin "Kosova një kauzë e drejtë për një shtet mafioz”, me autor gazetarin francez Pierre Pean, në të cilin, siç lihet të kuptohet nga titulli, qortohet ideja e përpjekja për të krijuar një shtet të ri kosovar.

Edhe në Shqipëri organizohet “Miss Trans”. Organizatori:Te ne ka aq shumë sa nuk imagjinohet

Postuar në 09 Mars, 2014 03:56

Në një vend me shumë paragjykime si Shqipëria është e vështirë të jetohet dhe të organizohet jeta ashtu si duhet. Shumë komunitete te ne e kanë frikën që të deklarohen për shkak të paragjykimeve dhe kërcënimeve të ndryshme. Javën që kaloi në Tiranë është organizuar një event bukurie i quajtur “Miss Trans”. Gazeta “Panorama” në suplementin e sotëm  sjell një intervistë me një prej organizatorëve që shpjegon idenë e organizimit, vështirësitë dhe punën dyvjeçare deri në finalizimin e këtij projekti.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme