Përndjekja, shqetësim në rritje në Shqipëri, pak janë në dijeni se është vepër penale!

Postuar në 09 Mars, 2014 06:43

Në organin e akuzës në Shqipëri vërehet një fluks kallëzimesh për përndjekje përmes mesazheve telefonike, rrjeteve sociale apo edhe duke qëndruar poshtë banesës. Vetëm për tre muajt e parë të këtij viti numri i tyre ka shkuar në 30, ndërkohë që për gjysmën e tyre prokuroria ka përfunduar hetimet dhe janë në proces gjykimi. Sipas “Vizion Plus” në shumicën e rasteve, përndjekësit janë ish të dashurit apo ish të dashurat që megjithëse kanë përfunduar një lidhje nuk e pranojnë ndarjen, por vazhdojnë të dhunojnë psikologjikisht, por edhe  fizikisht ish-partneret.

Por, megjithëse kjo konsiderohet tashmë një vepër penale, pak prej tyre janë në dijeni të këtij fakti.  Hetuesit thonë, se në disa raste, personat që kanë kryer këto veprime pas vënies në dijeni se janë duke kryer një vepër penale, janë tërhequr. Por, ka edhe raste që paralajmërimet nuk kanë vlejtur dhe prokuroria është detyruar të kërkojë në gjykatë masën ekstreme të arrestit me burg.

 

Për më shumë:  http://vizionplus.al/prokuroria-fluks-padish-per-perndjekje/

k.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.