Edhe në Shqipëri organizohet “Miss Trans”. Organizatori:Te ne ka aq shumë sa nuk imagjinohet

Postuar në 09 Mars, 2014 03:56

Në një vend me shumë paragjykime si Shqipëria është e vështirë të jetohet dhe të organizohet jeta ashtu si duhet. Shumë komunitete te ne e kanë frikën që të deklarohen për shkak të paragjykimeve dhe kërcënimeve të ndryshme. Javën që kaloi në Tiranë është organizuar një event bukurie i quajtur “Miss Trans”. Gazeta “Panorama” në suplementin e sotëm  sjell një intervistë me një prej organizatorëve që shpjegon idenë e organizimit, vështirësitë dhe punën dyvjeçare deri në finalizimin e këtij projekti.

Dhe në intervistë ai/ajo, bën një zbulim: ”Te ne ka shumë nga komuniteti trans, shumë, saqë nuk imagjinohen”. Aktiviteti është sponsorizuar financiarisht  dhe në të janë ndarë edhe çmime. E përsa i përket pjesëmarrjes në garë, personazhi thotë se në garë kanë qenë 10 konkurrentë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë. E në fund paralajmëron se do të ketë sërish aktivitete të ngjashme, sepse “hera e parë është e vështirë”...

 

Intervista: http://www.panorama.com.al/2014/03/08/per-here-te-pare-ne-shqiperi-miss-trans/

k.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.