Përgjimi i SHISH, “Shqiptarja” zbardh emrat e 4 ministrave që u kontrollohen bisedat

Telefonët e ministrave të kabinetit qeveritar të drejtuar nga Edi Rama janë nën përgjim nga shërbimi sekret shqiptar. Kështu shkruan sot e përditshmja “Shqiptarja.com” duke iu referuar zhvillimeve që po ndodhin ditët e fundit me Shërbimin Informativ Shtetëror. Kjo e përditshme shkruan se “SHISH s’ka shkëputur “linjën” e përgjimit, duke regjistruar bisedat telefonike të tyre me kolegët, kreun e qeverisë apo aleatët”. Burimet e kësaj gazete saktësojnë se deputetët e mazhorancës, në kuadër të përgatitjes së dosjes për kreun e SHISH Visho Ajazi me tërë shkeljet e tij, ku kopsitja e saj do të bëhet gjatë seancës së dëgjimit e përmes pyetjeve në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, do të kërkojnë të dinë se përse janë përgjuar ministrat në komunikimet e tyre. Dhe fjala është për ministra të rëndësishëm si Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, Ministri i Financave Shkëlqim Cani, ai i zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj e zyrtarë të lartë të Ministrisë Mbrojtjes dhe Kuvendit. Ky element do jetë bazë e pyetjeve, pasi këto ministri përbëjnë bazën e sigurisë kombëtare.
Artikulli i plotë: http://www.shqiptarja.com/home/1/p-rgjimi-visho-ajazi-kontroll-telefonave-t--ministrave-204312.html
k.k
Add new comment