Në Prishtinë si në Tiranë, “betejë” me foto për gjendjen e zyrave

Postuar në 09 Mars, 2014 08:08

Kreu i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, përmes rrjetit social “Facebook” ka publikuar disa foto se si e ka gjetur arkivën e Urbanizimit në njësinë vendore të kryeqytetit të Kosovës, që më parë udhëhiqej nga Isa Mustafa i LDK-së. Këto foto, Ahmeti ka thënë se po i publikon për të qenë transparent.

Në foto duken qartë ambientet e disa zyrave të mbushura me harta, dosje e dokumente të tjera që nuk janë të vendosura sipas rendit por janë të shpërndara në mënyrë të çrregullt. Publikimi i fotove vjen në kuadër të një debati publik të nisur mes përfaqësuesit të Vetëvendosjes, që drejton aktualisht komunën e Prishtinës dhe përfaqësuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, që e kanë drejtuar më parë atë. Një “betejë” e ngjashme u zhvillua edhe në Shqipëri pas rotacionit në pushtetin qëndror. Edhe kryeministria dhe ministria e Brendshme publikuan foto të situatës së mjeruar në të cilën ndodheshin disa ambiente të godinave shtetërore duke shkaktuar jo pak debat publik me paraardhësit.

 

Për më shumë: http://www.kosova-sot.info/politike/kosove/shpend-ahmeti-ja-si-e-gjetem-arkiven-e-urbanizmit-foto

k.k 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.