Arkiv-Lajme
Aleksandër Arvizu darkon me pasardhësin e tij, Donald Lu
Ambasadori amerikanë në Shqipëri, Aleksandër Arvizu është në përfundim të mandatit. Zëvendësuesi i tij do të jetë, Donald Lu. Arvizu dhe Lu kanë darkuar së bashku ndërsa ndodhen në Uashington.
Ambasadori Arvizu: “Përshëndetje nga një Uashington D.C. i ngrirë! A e gjeni dot se kush është miku me të cilin po darkoj? – komentohet mbi një foto të publikuar në Facebook në faqen e ambasadës amerikanë në Tiranë.
Meta: Para 6 muajsh kishim kryeministër që thoshte që Shqipëria konkurron me Gjermaninë, ndërsa sot kemi një kryeministër shumë më realist
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Top Story” të Sokol Ballës në Top Channel. Gjatë intervistës Meta foli për koalicionin me PS-në duke u shprehur se, tashmë ka kaluar periudha e muajit të mjaltit dhe se është përiudha e marrjes së përbashkët të përgjegjësive,
Duke komentuar mbi sulmin e ish-kryeministri, Sali Berisha ndaj Komisionerit për Zgjerim, Stefan Fule, kreu i LSI-së tha se, kjo ishte një lëvizje e dobët e një lojtari me eksperiencë.
Marrëveshje Shqipëri-Greqi për rishikimin e teksteve shkollore
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është duke zhvilluar një vizitë në Greqi për të cilën informon edhe ATSH-ja. Momenti kyç në vizitën e saj ka qenë takimi me homologun grek, Kostandinos Arvanitopoulos, në të cilën është diskutuar për rishikimin e teksteve, për thellimin e marrëdhënieve në këtë fushë, si dhe për çështjet e arsimit të pakicës greke në Shqipëri.
Berlusconi: Shqipërinë e kam ndriçuar për 30 vite me televizionet e mi
Ish-kryeministri Italian Silvio Berlusconi është rikthyer në Senat, për prezantimin e librit “Rrno për me tregue” të Atë Zef Pllumbit. Gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri është shprehur se e njeh mirë Shqipërinë: "E kam ndriçuar për 30 vite me televizionet e mi, të gjithë flasin italisht dhe ka një brumë të pabesueshëm nga pikëpamja industriale e kulturore që më ka befasuar” është shprehur Berlusconi, që ka bërë gjithashtu parathënien e librit dhe që është kujdesur aktivitetin në fjalë.
Renzi "hyn në skenë": “Italia e di se çfarë duhet të bëjë dhe do ta bëjë vetë”
Kryeministri i ri italian, Matteo Renzi duket se i pëlqen frazat e forta. Madje duke kërkuar që të imponojë një perceptim të ri për Italinë me njerëz që e dinë se çfarë është mirë për vendin. I pyetur në Bruksel për garancitë që u duhen dhënë partnerëve europianë, lidhur me bilancin financiar italian, Renzi ka zgjedhur një përgjigje të “sertë”. “Nuk kemi se çfarë të sigurojmë. Boll më me refrenin konstant që e pikturon Europën si vendin ku ne shkojmë për të marrë detyrat. Italia e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë dhe do ta bëjë vetë për të ardhmen e fëmijëve tanë”, ka thënë ai.
Perëndimi paralajmëron sanksione, Moska zhvillon stërvitje
Vizat britanike, jo më aplikim në ambasadë dhe jo më e njëjta tarifë
Duke filluar nga 19 Marsi 2014 Ambasada Britanike do të ndryshojë proçedurat e aplikimit për viza për në Mbretërinë e Bashkuar. Në të ardhmen, aplikimet për vizë nuk do të pranohen më nga Ambasada. Për rrjedhojë, aplikimet për vizë do të pranohen tek Qendra e Aplikimit për Vizë nga Teleperformance Ltd, një partner tregtar i Ministrisë së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, pranë një zyre të caktuar në Tiranë. Aplikimet dhe dokumentacioni i nevojshëm do të dërgohen më pas pranë një qendre rajonale në Ambasadën Britanike në Varshavë për proçedim të mëtejshëm.
Qeveria premton reformimin e tregut energjetik. Gjiknuri: Tregu ka nevojë të plotësohet me prodhues të pavarur të energjisë
Qeveria shqiptare ka ndërmend të reformojë tregun energjetik. Sipas ministrit Damian Gjiknuri kjo është e nevojshme pasi sipas tij industria ka nevojë që të mbështetet edhe nga prodhuesit e pavarur të energjisë. Për ministrin liberalizimi i tregut është e vetmja garanci që investimet të kenë garanci, por edhe kosto që mund të llogariten. “Ndryshe, ndodh që defiçiti i madh financiar i energjisë nuk do të mbështetet më financiarisht dhe kjo mund të prodhojë një krizë te të gjithë investitorët privatë.
Largohet Selim Muça? Blogu “E-zani” shkruan për tri kandidatura të shqyrtuara në mbledhjen e kryesisë së Komunitetit Mysliman Shqiptar
Blogu “E-Zani” shkruan se në kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar pritet të ndodhin ndryshime. Sipas këtij blogu, kreu i komunitetit, Selim Muça është duke u tërhequr nga funksioni për shkak të moshës, por edhe të gjendjes shëndetësore. Po kështu sipas të njëjtit burim bëhet e ditur se në datën 4 mars, pra para dy ditësh, kryesia e komunitetit ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën është vendosur mbajtja e zgjedhjeve për kryetarin e ri, i cili do të duhet të zgjidhet brenda 4 ditësh nga Këshilli i Përgjithshëm Drejtues.
Dialogu Shqipëri-BE, tensioni politik problem kryesor për statusin
Tensioni politik duket se është problemi kryesor për statusin e vendit kandidat, për të cilin Shqipëria shpreson në muajin qershor. Kjo është pohuar nga komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, pas tryezës së dialogut të nivelit të lartë Shqipëri-BE, që u zhvillua sot në Tiranë. “Konfrontimi nuk ndihmon në integrimin e vendit. Kam theksuar edhe kulturën e bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirës jo vetëm në Kuvend, pasi kjo do të ndihmojë në ecjen përpara të procesit të integrimit. Gjithëpërfshirja është thelbësore në këtë proces.