Marrëveshje Shqipëri-Greqi për rishikimin e teksteve shkollore

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është duke zhvilluar një vizitë në Greqi për të cilën informon edhe ATSH-ja. Momenti kyç në vizitën e saj ka qenë takimi me homologun grek, Kostandinos Arvanitopoulos, në të cilën është diskutuar për rishikimin e teksteve, për thellimin e marrëdhënieve në këtë fushë, si dhe për çështjet e arsimit të pakicës greke në Shqipëri. “Përcaktuam piketat e bashkëpunimit të përbashkët të punës në një plan afatshkurtër dhe afatgjatë në nënshkrimin e marrëveshjes me ngritjen e grupit të përbashkët të ekspertëve për rishikimin e teksteve, po përtej këtyre, për mundësitë e përbashkëta të bashkëpunimit për ekspertizë profesionale edhe për gjithë reformën e arsimit të lartë dhe shkencës në Shqipëri. Ndamë vlerësimin e sinqertë për gjithçka që Shqipëria dhe Greqia bëjnë, posaçërisht Presidenca greke për integrimin europian të Shqipërisë”, tha Nikolla. Në të vërtetë Shqipëria me Greqinë kanë ngritur më herët komisione të përbashkëta për rishikimin e teksteve të historisë dhe në informacionin e përcjellë nuk bëhet e qartë nëse është fjala për të njëjtën gjë ose jo.
Më shumë në: http://www.ata.gov.al/ministrja-nikolla-ne-athine-marreveshje-per-rishikimin-e-teksteve-shkollore-69751.html
s.z
Comments
Jam kurioz a e di Znj.
<p> </p><p> Jam kurioz a e di Znj. Nikolli se Ministri grek esht arvanitas dmth shqiptar ???? dhe a bisedoi per probleme arberore qe kane ata ???</p>
Add new comment