Perëndimi paralajmëron sanksione, Moska zhvillon stërvitje

Kremlini nuk bën asnjë hap mbrapa. Ndonëse perëndimi ka bërë të ditur rishikimin e disa marrëveshjeve me Rusinë, deri edhe në kalimin drejt sanksioneve të vërteta, nga Moska zyrtare vijnë dy sinjale që lexohen nga veprimet në terren: së pari referendumi i Krimesë do të mbahet më 16 mars dhe së dyti, Distrikti Perëndimor i Rusisë ka kaluar në një stërvitej në shkallë të gjerë ku do të përfshihen njësi të mbrojtjes ajrore. Zëdhënësi i këtij distrikti, kolonel Oleg Kochetkov bëri të ditur se “për herë të parë të gjitha njësitë e mbrojtjes ajrore, përfshirë mbrojtjen bregdetare të Flotës së Veriut janë mbledhur në një vend”. Nuk është shumë e qartë se deri ku mund të kuptohen të gjitha këto lëvizje në kuadrin e një prove force, e cila po aktualizohet si nevojë për zbatim force në kushtet kur qëndrimet politike sa vijnë dhe largohen. Kështu i gjithë komuniteti ndërkombëtar e quan ilegjitim referendumin e Krimesë, pa lënë mënjanë faktin se kriza po kapërcen kufijtë e gadishullit. Në planin ekonomik me rëndësi është deklarata me 11 pika e Bashkimit Europian, në të cilën parashikohen të gjitha masat që do të merren nëse “Rusia vazhdon të mbajë trupa në Ukrainë dhe të mos respektojë sovranitetin e saj”.
Më shumë në: http://www.bbc.com/news/world-europe-26463731 dhe http://en.ria.ru/military_news/20140306/188151801/Russia-Starts-Massive-...
s.z
Add new comment