Largohet Selim Muça? Blogu “E-zani” shkruan për tri kandidatura të shqyrtuara në mbledhjen e kryesisë së Komunitetit Mysliman Shqiptar

Blogu “E-Zani” shkruan se në kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar pritet të ndodhin ndryshime. Sipas këtij blogu, kreu i komunitetit, Selim Muça është duke u tërhequr nga funksioni për shkak të moshës, por edhe të gjendjes shëndetësore. Po kështu sipas të njëjtit burim bëhet e ditur se në datën 4 mars, pra para dy ditësh, kryesia e komunitetit ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën është vendosur mbajtja e zgjedhjeve për kryetarin e ri, i cili do të duhet të zgjidhet brenda 4 ditësh nga Këshilli i Përgjithshëm Drejtues. “E-zani” zbulon edhe kandidaturat e diskutuara dhe që janë: Bujar Spahiu, Sabri Hushi dhe Skënder Bruçaj, ku më shumë shanse duket se ka Bujar Spahiu. Gjithsesi, shënojmë se faqja e zyrtare e KMSH-së nuk ka asnjë të dhënë zyrtare për këtë gjë.
Më shumë në: http://www.e-zani.com/2014/03/04/largohet-selim-muca-gati-kandidaturat-e-reja/
s.z
Comments
Blogu ezani shan e uleret

Blogu ezani shan e uleret kunder kanditaturave te reja, meqe grupi i Ervin Hatibit nuk po perfillet per te sjelle kandidatin e tij ne kete perzgjedhje. Mendoj qe Respublica duhet te kontriboje ne zgjedhjet e reja ne KMSH. Pse psh. Mustafa Nano nuk hedh kandidaturen e tij per kete post? Me emrin Mustafa, qe ka Nanoja do te ishte nje kandidat qe do e kishte zili edhe sulltan Mustafai III i Turqise se madhe?

Mos e censuroni kete koment, nese u'a mban, kuptohet!

ti ka mundësi të jesh Tan

ti ka mundësi të jesh Tan Turku jo Tan Lepri ose Olsi, se vetëm tipa si ju flisni me këtë gjuhë!

Ne fakt e-zani.com duhet te

Ne fakt e-zani.com duhet te nise cdo koment mbi KMSH duke kujtuar qe KMSH kontrollohet nga nje organizate qe u promovua dhe u mbeshtet nga shteti amerikan ne rolin qe ka sot jo vetem ne Shqiperi por edhe ne vende te tjera te botes. Ky perkujtim ben me pas te panevojshem kete reagim mbi cfare ndodh ne ate institucion. Se dyti, keto perpjekje per te lidhur emrin e ketij blogu me emrin e nje shkrimtari te njohur si Ervin Hatibi jane cinike pasi ne fakt ne Tirane sidomos mes myslimaneve njihen me emer e me mbiemer ata qe jane pas e-zani.com e nuk ka lidhje me emrin e zene ne goje ketu. Me se fundmi, e-zani, meqenese i ka hyre ketij roli ne mes muslimaneve duhet ti shkoje muhabeteve gjer ne fund e te sqaroje publikun qe e lexon mbi bufatorite qe dalin nga myslimanet e kur behet gjullurdija fjala vjen se Presidentit po i behet presion nga 'myslimanet' per gjeneral Lleshin, apo kur njoftohet ne media se 'forumi rinor i myslimaneve' gezohen per rrezimin e statujes se Nene Terezes ne Kosove, mos evitojne konfrontimin po te bejne te ditur qe eshte nje njeri - Olsi Jazexhi, i bere me titull PhD me parate e qeverise italiane, e nuk eshte as ne Shqiperi apo Kosove po ne Kanada - e duhet njoftuar dhe ky vend - e prej andej shperndan urrejtje fetare dhe etnike. Lexojne mileti e kujtojne se pale se c'po behet kur ne fakt ne KMSH jane burokrate pa profile qe meritojne vemendje e te inkuadruar aty si pjese e pax americana dhe ne anen tjeter kemi te bejme vetem me nje zevzek qe ngre pluhur ne internet e kendej mendojme se obobo cfare po ndodh. Ne fakt nuk po ndodh asgje interesante.

Add new comment