Dialogu Shqipëri-BE, tensioni politik problem kryesor për statusin

Postuar në 06 Mars, 2014 08:49

Tensioni politik duket se është problemi kryesor për statusin e vendit kandidat, për të cilin Shqipëria shpreson në muajin qershor. Kjo është pohuar nga komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, pas tryezës së dialogut të nivelit të lartë Shqipëri-BE, që u zhvillua sot në Tiranë. “Konfrontimi nuk ndihmon në integrimin e vendit. Kam theksuar edhe kulturën e bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirës jo vetëm në Kuvend, pasi kjo do të ndihmojë në ecjen përpara të procesit të integrimit. Gjithëpërfshirja është thelbësore në këtë proces. Pas takimit të sotëm jam ende më i bindur se qeveria dhe opozita mbeten të përkushtuar  për këtë objektiv kombëtar të Shqipërisë dhe kërkoj që të tregojnë frymë mirëkuptimi dhe kompromisi për t’i bërë ballë këtyre sfidave të Shqipërisë për procesin e integrimit”, tha Fule. Sipas tij vendet anëtare i njohin arritjet e Shqipërisë por ka shtuar se “tashmë Shqipëria e ka në dorë të ruajë dhe të shtojë përpjekjet për reforma dhe të përmbushë një sërë refomash në pika kyçe si forcimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reforma në gjyqësor”.

Më shumë në: http://www.ata.gov.al/fyle-gjitheperfshirja-thelbesore-ne-procesin-e-integrimit-69550.html

s.z  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.