Arkiv-Lajme
Zv. presidentja e KE-së ngre çështjen e Gjykatës së Lartë dhe reformimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë
“Gazeta Shqiptare” i ka marrë një intervistë sot zv. presidentes së KE-së, Viviane Reding. Thelbi i apelit të saj është te reforma në drejtësi. Ja se çfarë thotë Reding: “Fokusi duhet të jetë tek reforma strukturore në sistemin e drejtësisë për të ruajtur më mirë pavarësinë e tij. Sfidat kryesore për vitin 2014 përfshijnë ripërcaktimin e pozicionit konstitucional të Gjykatës së Lartë, reformimin dhe funksionimin e Këshillit të lartë të Drejtësisë , rritjen e profesionalizmit dhe administrimin e gjykatave”. Të gjitha çështje të ditës në debatin politik shqiptar.
Nëpunësi civil në krye të titujve të gazetave. Vendimi i qeverisë sanksionon “raportimin me shkrim për kolegët”
Gazetat kryesore i kanë kushtuar sot rëndësi të posaçme vendimeve të djeshme të qeverisë, lidhur me statusin e nëpunësit civil. “Shekulli” dhe “Panorama” kanë luajtur në aperturë me këtë çështje, por në këndvështrime të ndryshme. “Shekulli” ka marrë si argument primar kërkesat që parashtron vendimi i qeverisë për rekrutimin apo edhe shkeljet në detyrë. Ndërkohë “Panorama” ka preferuar të luajë me një element tjetër. “Administrata, nëpunësit do të spiunojnë kolegët”, shkruhet në titull të parë.
Matoshi i quan Qosjen e Islamin “kosovarë të natyralizuar”; por Naser Aliu i quan këto qëndrime tribale
Në një shkrim me titull ‘Qosja versus Islami: ndërgjegjshmëritë e sëmura të akademikëve’ të publikuar në Tema (ndiqni linkun http://www.gazetatema.net/web/2014/03/01/qosja-vs-islami-nde...), Halil Matoshi kritikon edhe Islamin, edhe Qosjen, por dhe i konsideron që të dy kosovarë të natyralizuar, dhe me këtë ka parasysh se ata nuk kanë lindur në Kosovë.
“Shpërbërja e programuar e Jugosllavisë” dhe roli i shqiptarëve në strategjinë amerikane. Një analizë e diskutueshme që ngre sërish problemin fetar
Massimo Iacopi, një ushtarak italian me karrierë të gjatë në Itali(http://www.iacopi.it/credits/I_CURMAX.htm), i kualifikuar edhe për studime strategjike, shkruan në artikullin e tij të fundit, të datës 1 mars, në revistën “Storiain” për shpërbërjen e ish-Jugosllavisë. (Revista është e orientuar drejt studimeve historike). “Jugosllavia, një fund i paralajmëruar dhe i programuar”, e titullon ai artikullin e vet.
Krahasimi me Kosovën-"Frankfurter Allgemeine Zeitung": Moska braktis serbët...
Napolitano në Tiranë: “Vendi i Shqipërisë është në Europë. Nuk do të harrojmë që asistuat ushtarët italianë, pavarësisht se kishin ardhur si pushtues”
Shkurtohen fondet për 7 ministri dhe kalojnë për apartamentet e të pastrehëve
Qeveria ka vendosur sot të ndryshojë destinacionin e rreth 80 milion lekëve duke ua hequr 7 ministrive dhe duke ia kaluar Ministrisë së Zhvillimit Urban. Shtesa prej 80 milion lekësh që i bëhet buxhetit të kësaj ministrie ka si qëllim rritjen e fondit për strehimin dhe planifikimin urban. Me këtë shtesë fondesh, ky dikaster arrin të krijojë fondin 100 milion lekësh që do të përdoret për strehimin social.
Të hapen dosjet! Një kërkesë e dënuar të mbetet vetëm e tillë...
Sot përfaqësues të studentëve të dhjetorit ’90 kanë kërkuar hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bërjen e një ligji për lustracionin sipas modelit gjerman dhe mandej rikthimin e të drejtave të humbura për të persekutuarit dhe zgjidhjen e çështjes së pronës. “Të bëhet ligji i lustracionit, të hapen dosjet, i mbështetur në modelin e propozuar nga shoqëria civile sipas modelit gjerman"-tha një nga përfaqësuesit, Ilir Dizdari. Është një kërkesë që ka 23 vjet që bëhet, e për të cilën janë ngritur edhe dy komisione, “Mezini” dhe “Bezhani”.
Telefonata Ashton-Paet, vrasjet në Kiev ishin porositur nga opozitarët dhe jo nga Yanukovich
Perandoritë e rrjetit, ja si ndahet bota mes kompanive
Jo vetëm “Facebook” e “Google” e ndajnë mes tyre botën. Harta tregon sajtet më të vizituara nga çdo vend. Dhe zbulimi është interesant. Në vend të parë janë “Google” e “Facebook”. Të dhënat e elaboruara nga “Alexa” deri me 12 gusht të 2013 nga 1996, flasin qartë.
