Arkiv-Lajme

Ftesa e Nishanit për kreun e opozitës Basha si pjesë e Këshillit të Sigurisë, tjetër ftohje me mazhorancën

Postuar në 04 Mars, 2014 12:14

Thërritja pas shumë kohësh pushimi e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka qenë edhe tema kryesore e takimit të mbajtur larg syve kureshtarë mes Presidentit Bujar Nishani dhe kryeministrit Edi Rama, njofton Ora News. Shkak për këtë takim ka qenë situata e rënduar e sigurisë dhe rastet e frikshme të atentateve me tritol.

Leje shpërblyese pa hesap, ministria e Drejtësisë kallëzon penalisht 11 ish zyrtarë burgjesh

Postuar në 04 Mars, 2014 10:28

Ministria e Drejtësisë kallëzon penalisht 11 ish-zyrtarë të institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale, sepse abuzuan me lejet shpërblyese për të dënuarit. Dikasteri i drejtësisë ka publikuar edhe emrat e postet e tyre, ku figurojnë 3 ish-drejtues të burgut të Lushnjës, 2 në burgun e Rrogozhinës, një në burgun e Korçës 2 në burgun e Fushë-Krujës dhe 2 zyrtarë në burgun e Durrësit.

Kapja e sasive “industriale” të tritolit në Malësi të Madhe, tregues tronditës

Postuar në 04 Mars, 2014 09:10

Në një depo të mirëfilltë luftarake e kishte shndërruar banesën e vet në fshatin Kurtaj të Malësisë së Madhe, shtetasi Tafë Balijaj. Gjatë një operacioni të zhvilluar në orët e paradites së sotme nga Policia e Shkodrës, në këtë banesë janë sekuestruar 238 kallëpe tritoli, 200 metra fitil, 150 kapsolla detonatore si dhe 100 copë granata, 3 automatikë. Veç kësaj, u gjet edhe një pajisje për përpunimin e tritolit.

Surpriza: Putin tërheq trupat ruse brenda bazave. “Nuk do mbështesim separatizmin”, por ngjarjet ukrainase i quan “grusht shteti”

Postuar në 04 Mars, 2014 07:52

Tërhiqet presidenti rus Vladimir Putin. Nëpërmjet një konference për shtyp në Kremlin, Putin  urdhëroi trupat ruse që po kryenin stërvitje ushtarake që prej të mërkurës së kaluar, që të tërhiqen në territorin e bazave të tyre në gadishullin e Krimesë. “Në Ukrainë ka ndodhur një grusht shteti. Janukoviç pranoi kërkesat e protestuesve, u largua për disa takime. Në këtë moment opozita vendosi largimin e tij. Pushteti u mor me armë.

Udhëzimin e 2005-ës për kthimin bosh të mjeteve taksi e ka firmosur vetë ministri Basha, zbulon Dita

Postuar në 04 Mars, 2014 07:45

Udhëzimi i vitit 2005, ku formulohet kthimi bosh i mjeteve taksi dhe urdhërohet ndryshimi i përmbajtjes së mëparshme, mban firmën dhe vulën e ministrit të atëhershëm të Transporteve, Lulzim Basha, sot në krye të PD-së. Gazeta Dita ka publikuar sot dokumentin që përmban udhëzimin për kthimin bosh të taksive, ku përfshihen dhe mjetet furgon 8+1, me firmën e ministrit Basha. “Partia Demokratike ka deklaruar mbështetjen “më të fuqishme” ndaj protestuesve.

Deputeti P.Vasili “sulmohet” me vezë gjatë konferencës së shtypit. Për të dytën herë nga i njëjti person

Postuar në 04 Mars, 2014 07:20

Nuk janë të shpeshta incidente të kësaj natyre këtu tek ne, megjithëse ndaj politikanëve e zyrtare që flasin para mediave në Perëndim, jo rrallë herë janë hedhur sende si vezë, kupa me kos, domate etj. Mesditën e sotme para selisë së Presidencës, teksa kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili doli përpara mediave pas takimit këshillimor që zhvilloi me kreun e shtetit, në lidhje me zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës së Lartë, u sulmua nga 65-vjeçari Mustafa Gjyzeli. Ky person ka goditur me vezë makinën e Vasilit edhe një vit më pare.

Topalli: Të mos riciklohen në PD ish-zyrtarët që përfituan nga pushteti

Postuar në 04 Mars, 2014 06:37

Gazeta ‘Mapo’ ka zbardhur e ka publikuar një pjesë të intervistës që Jozefina Topalli ka dhënë për televizionin ‘Channel One’ në programin e Roland Qafokut. Dhe aty bie në sy një qëndrim kritik e një animozitet i saj ndaj një numri ish-ministrash, pro edhe ndaj kreut de jure të PD-së. Sipas saj, PD-ja ka qenë e është Sali Berisha. Për këtë ‘lajm’, respublica ju ka informuar, por ndërkohë ju ofrojmë atë pjesë të intervistës së publikuar në Mapo:

Pse nuk sulmoni asnjëherë z. Meta?

Jehona e denoncimit anti-Qosje të Hivzi Islamit: reagojnë akademikët shqiptarë, e pastaj flasin Beci, Frashëri, Lela, etj

Postuar në 04 Mars, 2014 06:20

Ka bërë jehonë një filipike e Hivzi Islamit, kryetar i Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës, kundër Rexhep Qosjes, dhe pas kësaj janë përfshirë dhe të tjerë në këtë histori për ta thënë të tyre, si Bahri Beci shih linkun http://gazetadita.al/reagim-ndaj-rea

Indikatori i rendit: Eksplozivët, ambasada e SHBA-së porosit shtetasit e saj të bëjnë kujdes me parkimet

Postuar në 04 Mars, 2014 05:10

Porositë e ambasadës amerikane për qytetarët e vet në Shqipëri, tashmë janë kthyer në indikator të gjendjes së rendit në vend. Kështu, në klimën e shpërthimeve me eksplozivë të shpeshtuar gjithnjë e më shumë, ambasada nuk ka munguar së fundi t’i porosisë shtetasit e saj të bëjnë kujdes. Ambasada i këshillon amerikanët të jenë vigjilentë kur parkojnë makinat e tyre në vende pa roje,  të shmangin parkimin gjatë natës në zona jo të sigurta si dhe të kontrollojnë mjetin për çdo send të dyshimtë.

Ukraina, Blushi kërkon një “qëndrim serioz” të Shqipërisë lidhur me krizën

Postuar në 04 Mars, 2014 04:55

Është mbledhur sot komisioni i jashtëm parlamentar, ku situata në Ukrainë ka qenë temë qëndrore. Deputeti socialist Ben Blushi ka kërkuar që “shteti shqiptar të ketë një qëndrim serioz në lidhje me situatën e krijuar atje”, e nga ana tjetër, që përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes të vijnë në komision. “Në raport me situatën, BE ka qëndrim më të zbutur, por duke qenë pjesë e NATO-s mund të themi fjalët tona”, tha Blushi. Edhe Kryetarja e këtij komisioni, Arta Dade, ishte e mendimit që ministria e Mbrojtjes ka nevojë për mendimin e Komisionit të Jashtëm në lidhje me qëndrimin që do mbajë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme