Arkiv-Lajme

Shqipëria në kohën e tritolit

Postuar në 01 Mars, 2014 11:46

Ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik një si festival i tritolit në territorin shqiptar; krimi ka shpikur modën e fundit, dmth ka zënë të frikësojë, kërcënojë apo të provokojë viktima nëpërmjet atentatesh me tritol; të gjiyhë janë duke pyetur pse dhe deri kur. Këtë gjë bën në shkrimin e vet në Mapo edhe gazetari Vladimir Karaj. Ja shkrimi i tij me titull “Shqipëria në kohën e tritolit”:

Një këshillë nga Nikollë Lesi për Edi Ramën: Ke nevojë për Ben Blushin

Postuar në 01 Mars, 2014 11:02

Gazeta “Koha Jonë”, e rikthyer tashmë në “duart” e themeluesit të saj Nikollë Lesi, ka botuar një editorial, që ngjan më shumë si apel publik drejtuar kryeministrit Edi Rama. Në shkrim, kryeministrit i kërkohet që të ndryshojë përbërjen e ekipit, duke përfshirë figura të Partisë Socialiste që kanë më shumë eksperiencë në politikë dhe në qeverisje. Në shkrim analizohet situata e deritanishme e qeverisjes me ekipin e të rinjve, ku vlerësohet se mungesa e eksperiencës së disa ministrave të rinj e ka kthyer “autobusin” e qeverisë në një “furgon”.

Protagonizmin e Haxhinastos për “furgonët”, Metaj e cilëson si fillimin e rëndimit të kostos së qeverisjes te ministrat e LSI

Postuar në 01 Mars, 2014 09:44

Çështja e “furgonëve”, protestat, ligjshmëria e tyre, justifikimi moral etj. etj. janë trajtuar gjerësisht në media ditët e fundit. Nuk kanë munguar as pozicionimet e analistëve, ku disa kanë mbështetur idenë e nevojës së shtetit për të vëndosur pikat mbi “I” kur bëhet fjalë për zbatimin e ligjit ndërsa disa të tjerë kanë mbështetur idenë e “mbylljes së njërit sy” për hir të numrit të lartë të familjeve shqiptare që ushqehen nga kjo veprimtari.

Putin i kërkon parlamentit të miratojë përdorimin e forcave të armatosura në Krimea

Postuar në 01 Mars, 2014 08:32

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka kërkuar dhomës së lartë të parlamentit të miratojë dërgimin e forcave të armatosura në rajonin e Krimeas në Ukrainë.

Thaçi blen biletë për ndeshjen Kosovë-Haiti

Postuar në 01 Mars, 2014 08:19

Ka nisur shitja e biletave për miqësoren mes Kosovës dhe Haitit, e cila do luhet më 5 mars në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Interesimi i qytetarë për blerjen e biletave është i madh. Ndër të parët që ka marr këtë biletë është edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kinë, shpëtohen 382 foshnje

Postuar në 01 Mars, 2014 07:53

Qindra fëmijë janë shpëtuar nga policia kineze pas kapjes së një grupi për trafikimin e foshnjave.Policia ka vënë në pranga 1 094 persona që i përkisnin katër grupeve të ndryshe që merreshin me trafikimin e fëmijëve, ku aktivitetin e tyre e kryenin në internet.Ministria kineze e Sigurisë Publike thotë se ka shpëtuar 382 fëmijë pasi u zbulua se katër faqe në internet shisnin fëmijë pa qenë nevoja për t’i adoptuar.Rrëmbimi dhe trafikimi i fëmijëve është shumë i përhapur në Kinë, ku rregullat e rrepta të kontrollit të popullsisë kanë nxitur paragjykimet tradicionale ku çiftet vihen në kërkim t

Erdogan mbyll shkollat e Gulen, në rrezik dhe shkollat e tij në Shqipëri?

Postuar në 01 Mars, 2014 07:34

Lufta politike në Turqi ka hyrë në një fazë tjetër që pas publikimit të përgjimeve të kryeministrit, Recep Tayyip Erdogan.Parlamenti turk ka miratuar një ligj që mbyll shkollat private, shumica e të cilave drejtohen nga Fethullah Gulen.Ky i fundit është një nga akuzuesit më të fortë ndaj Erdogan, ndërsa ky i fundit e akuzon klerikun që jeton në SHBA për komplotist ndaj qeverisë së tij.Shkollat private janë burimi më i madh i të ardhurave për lëvizjen politike “Hizmet” që drejtohet nga 50-vjeçari Gulen.Ligji thotë se shkolla duhet të mbyllen deri më 1 shtator 2015-të.

Tërhoqi 221 mijë euro nga banka brenda një viti, në hetim 25-vjeçarja

Postuar në 01 Mars, 2014 07:15

Një 25-vjeçare është marrë nën akuzë nga policia vendore dhe Zyra Kundër Krimit Ekonomik, pasi sipas një raporti të bankës rezulton se ka tërhequr mbi 220 mijë euro pa treguar origjinën e parave. Burime zyrtare thanë se e dyshuar është vajza me inicialet A. K., banuese në lagjen “11 Nëntori” të qytetit të Elbasanit, e cila sipas verifikimeve të kryera, në harkun kohor të një viti, ka tërhequr nga një bankë e nivelit të dytë një sasi jashtëzakonisht të madhe parash, e cila ka çuditur edhe punonjësit e këtij filiali. Sipas policisë, 25-vjeçarja është bërë kliente e Bankës nr.

7-vjeçari mbledh 750 mijë dollarë për mikun e tij të sëmurë

Postuar në 01 Mars, 2014 07:07

Në një hak kohor 1-vjeçar, një ndalosh i vogël ka arritur të grumbullojë treçerek milion dollar për të ndihmuar shokun e tij më të ngushtë.Këto para ai i ka mbledhur duke shitur kopje të librit që ka shkruar.Dylan Siegal, 7 vjeç nga Los Angeles po shet librin “Chocolate Bars” për të mbledhur para në ndihmë të Johan Pournazarian, 8 vjeç, që vuan nga një sëmundje e rrallë.Veprimi i djaloshit për të mbledhur para për shokun e tij erdhi pasi kërkuesit bënë të ditur se fondet për studimin mbi këtë sëmundje po mbaronin.8-vjeçari ka një sëmundje të trashëguar që i shkakton çrregullime në mushkëri

Itali, sekuestrohen 18 ton hashash. PD: Droga nga policët e Tahirit

Postuar në 01 Mars, 2014 06:32

Rreth 18 ton hashash e transportuar me 2 peshkarexha sekuestrohet nga njësitë aero-detare të Guardia di Finanza 22 milje nga Pantelleria, Itali. Si pasojë janë arrestuar 25 anëtarët e ekuipazhit. Sipas mediave italiane dy peshkarexhat janë identifikuar teksa lundronin në ujërat e Mesdheut perëndimor. Ato u mbajtën nën vëzhgim gjatë gjithë kohës derisa kanë arritur pranë brigjeve tokësore dhe janë ndaluar nga Guardia di Finanza. Droga ishte e paketuar në 700 thasë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme