Arkiv-Lajme
Ministria e Energjisë dhe Industrisë sqaron se pse Fazlliç "rezulton" edhe në linjën e interkonjeksionit
Sot disa gazeta publikuan lajmin se pas linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë qëndron sërish si përfitues Damir Fazlliç. Lidhur me këtë lajm, Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka parë të nevojshme të bëjë një sqarim, thelbi i të cilit është fakti se marrëveshja është negociuar në kohën e qeverisjes së Sali Berisha dhe se mbikqëyrëse e procesit ka qenë banka kfË. Pra pala gjermane.
Zgjedhjet europiane. Shqetësim për hyrjen e mundshme në PE të neonazistëve gjermanë
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Karlsruhe të Gjermanisë për të hequr praguna elektoral mund t’i hapë rrugë edhe partisë Neonaziste NPD që të hyjë në Parlamentin Europian, zgjedhjet për të cilin zhvillohen në muajin maj. Gjykata fillimisht uli pragun nga 5% në 3%, por edhe ky prag u kundërshtua nga rreth 19 parti të vogla, përfshirë NPD-në dhe Partinë Pirate Gjermane. Lidhur me mundësinë që ky vendim u krijon partive ekstremiste që të depërtojnë në PE, vetë gjykatësit thonë se EPP dhe Socialdemokratët mund të krijojnë një aleancë për të frenuar ndikimin e partive të vogla.
Opozita paralajmëron: “Mazhoranca po çintegron shtetin”. Seanca plenare nis bashkë me një protestë para parlamentit
Seanca plenare e ditës së sotme ka nisur me debate të forta. Opozita ka bërë paralajmërime shumë të forta; kreu I Grupit Parlamentar të saj, Edi Paloka, ka folur madje për “çintegrim të shtetit”. “Jemi këtu për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve që ju po i shkelni përditë me këmbë. Ktheni në këtë parlament kushtetueshmërinë, ktheni mbrapsht të gjithë atë procedurë që keni ndjekur herën tjetër, një procedurë e turpshme. Bëni mirë të tërhiqeni shpejt, sepse do të jetë shumë vonë. Riktheni ligjin, sepse jemi përballë një situatë vërtet të rëndë.
Rrëfenjat e kryehetuesit: Vlerësim “përtej” detyrës për Kadarenë. Ndërkohë një vlerësim edhe për të nga Brokaj: “Lame ditën me Ramizin, natën me Saliun”
Libri i ish-kreut të Hetuesisë, Qemal Lame ka rigjallëruar kureshtjen për diktaturën. Kështu vetëm sot, “Gazeta Shqiptare” dhe “Panorama” kanë në faqe të parë Lamen dhe temat e kujtimeve të tij. Në “GSH” përcillen pasazhe nga libri i tij me titull provokues “Kur shembeshin themelet”, e ku autori pasi zbulon vlerësimin e tij për Ismail Kadarenë, dëshirën e tij të hershme për ta takuar, zbardhe edhe urdhrin për të bastisur shtëpinë e tij. Kjo pasi u largua në Francë.
Shehi, Topalli e Bregu dalin kundër idesë së bojkotit të parlamentit
Ka kaluar pa u vënë re nga gazetarët një lajm që e meriton të jetë lajm. Në diskutimet brenda opozitës lidhur me një bojkot të mundshëm të parlamentit, ka pasur dhe zëra kundër. Ka qenë kundër Dashamir Shehi, dhe – kjo është disi befasuese – Jozefina Topalli e Majlinda Bregu. Lajmin e ka raportuar vetëm gazeta Shqip, e prandaj po e publikojmë pikë për pikë atë që është thënë në këtë gazetë:
Një hap më tej drejt konfrontimit. Pushtohen godinat qeveritare në Krime
Ajo që ishte thënë duket se po bëhet realitet në Ukrainë. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se godinat qeveritare në Krime janë pushtuar nga njerëz të armatosur dhe mbi to është ngritur flamuri rus. Ministri i Brendshëm Arsen Avakov ka bërë të ditur se godinat qeveritare janë rrethuar me kordon policor në mënyrë që të shmanget gjakderdhja. Sipas tij “janë marrë masa që të mos lejohet që situata të tensionohet deri në një konfrontim të armatosur”. Problemi i Ukrainës është shumë i ndjeshëm në këtë rast pasi në Krime 58% e popullsisë janë rusë.
Takim Nishani-Rama në Presidencë. Gjyqtarët dhe ambasadorët, mendohet të jetë tema e diskutimit
Gazeta “Mapo” shkruan sot për një takim që është zhvilluar dje mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Bujar Nishani. Gazetarja Nevil Perndoj shkruan se temë e takimit ka qenë çështja e gjyqtarëve, pas situatës së krijuar me rrëzimin e dekreteve të Nishanit për emërimin në Gjykatën e Lartë të Gjovalin Përnocës dhe Petrit Çenos. Sipas “Mapo” është diskutuar edhe problemi i ambasadorëve, meqenëse Nishani ende nuk ka dekretuar kandidaturat për në Arabinë Saudite dhe për në Vatikan. Në fund edhe shkarkimi i Zana Xhukës ka zënë vend në takim.
Damir Fazlliç hyn sërish në skenë, fiton tenderin e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë
Damir Fazlliç në tetë vitet e qeverisjes së djathtë ka qenë një emër shumë i lakuar nga eksponentë të opozitës.Ai është cilësuar vazhdimisht si një person i afërt me ish-kryeministrin, Sali Berisha.Por mesa duket emri i Fazlliçit është shumë i lidhur me Shqipërinë, dhe jo vetëm me Berishën.Energoinvest Sarajevo, një nga kompanitë e lidhura me Fazlliçin, ka fituar tenderin e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. Bëhet fjalë për një kontratë me vlerë 29 milionë euro që kompania boshnjake ka nënshkruar me OST-në.Sipas deklaratës së vetë kompanisë, kontrata është nënshkruar në Prizren dhe ajo para
Sipas Bankës së Shqipërisë, inflacioni nuk përbën rrezik - prandaj ul interesin bazë
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë normën bazë të interesit për lekun me 0.25 pikë përqindje, duke e zbritur atë në nivelin e ulët rekord 2.75 për qind.
Ky vendim u bë i ditur nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, gjatë prezantimit të raportit mujor të politikës monetare të Bankës Qendrore.
Guvernatori Fullani tha se rritja e stimulit monetar krijon kushtet e përshtatshme për përmbushjen e objektivit të inflacionit në periudhën afatmesme.
Mancini-Mourinho 1-1; ndërsa Reali preu 90 minuta para kohe biletën për në ¼ finale
Lojtarët e skuadrës Schalke 04, me siguri, e kanë patur parashikuar se do të kishin një ditë të vështirë me Realin në ndeshjen e parë të kualifikimit për në çerek finale të kompeticionit ’Champions League’, por si zor që t’u ketë shkuar në mendje se do rë mundeshin me rezultatin 1-6. Ishte një Real njimend galaktik. Kanë krijuar aq shumë raste shënimi, sa nuk do të ish çudi sikur ndeshja të përfundonte 1-12. Golat e shënuar ishin sidoqoftë njëri më i bukur se tjetri, dhe autorët e tyre ishin – kush tjetër?