Arkiv-Lajme

“Shtetrrethimi” global i komunikimit online. Shërbimet britanike kanë përgjuar edhe video-komunikimet e njerëzve

Postuar në 27 Shkurt, 2014 15:48

Dosjet e Sigurimit, apo edhe ato të KGB-së mund të jenë çikërrima të vërteta nëse krahasohet me atë që po del në sipërfaqe lidhur me urinë e shërbimeve amerikane, e pas tyre edhe britanike. Gargantua të vërteta për të ditur çdo pëshpërimë ndoshta. Mediat njoftojnë sot se shërbimet britanike kanë depërtuar dhe kanë mbikëqyrur edhe komunikimet në video-chats, në Yahoo Messenger dhe vetëm për një muaj kanë interceptuar 1.8 milionë përdorues nga 75 milionë që ka Yahoo Messenger.

Arvizu: Misioni në Shqipëri, një aventurë. Nuk e prisha gjumin kur kërkuan të shpallesha "non-grata"

Postuar në 27 Shkurt, 2014 15:28

Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka komentuar gjerësisht zhvillimet kryesore përgjatë 3 viteve që ai ndodhet në Shqipëri. Arvizu e cilëson 21 janarin e vitit 2011 si momentin më të vështirë të detyrës së tij në Shqipëri, ndërsa nuk ngurron të zbardhë detaje të tjera gjatë zhvillimeve të asaj kohe. Po ashtu, Arvizu shpjegon marrëdhënien e tij me “ulje-ngritje” me Berishën, të cilin pak kohë më parë e vizitoi në zyrë, ku qëndroi disa orë për një “bisedë të këndshme”, siç e cilëson ai vetë.

Shkrimtari Agim Vinca: “Të jesh shkrimtar në Ballkan është mallkim. Janë të tjerë që favorizon ky sistem”

Postuar në 27 Shkurt, 2014 14:27

Agim Vinca, shkrimtari i njohur nga Kosova ka dhënë një intervistë për “Kult Plus”. Kjo me rastin se ai ka fituar së fundmi çmimin kombëtar “Azem Shkreli”. Në intervistë, pjesa më pikante, është ajo që edhe “KP” ka zgjedhur për titull: “Në Ballkan të jesh shkrimtar është mallkim”. Ja se çfarë thotë Vinca: “Është një lloj mallkimi të qenit shkrimtar në trojet shqiptare dhe në Ballkan përgjithësisht.

Raporti i DASH - Korrupsion “ngado”. Dy pika: Vonesa në pagesat e gazetarëve. Kompensimi i pronave kërkon 30 vjet dhe 38.6 miliardë dollarë

Postuar në 27 Shkurt, 2014 13:21

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e vitit 2013 për të Drejtat e Njeriut. Për Shqipërinë problemet janë po ato: korrupsioni, korrupsioni dhe korrupsioni. Raporti rendit të dhënat të ndara sipas sektorëve, përfshirë zbatimin e ligjit dhe respektimin e tij nga aparati shtetëror, kryesisht Ministria e Brendshme, duke nënvizuar raste të caktuara të shkeljes së tij. Po kështu asetet publike në disa raste janë përdorur për qëllime politike. Drejtësia ka notë negative, por për këtë gjë tashmë do të çuditeshin të gjithë sikur të thuhej ndonjë fjalë e mirë.

Reklama me bebe e kompanisë telefonike shkakton reagime, autoritetet u kërkojnë TV-ve shqiptare të ndalojnë transmetimin

Postuar në 27 Shkurt, 2014 13:03

Reklama e një kompanie të njohur telefonike, e transmetuar vazhdimisht në televizionet shqiptare prej 1 jave, ka sjellë reagimin e autoriteteve shtetërore që urdhërojnë ndërprerjen e transmetimit të saj. Shkak është bërë fakti se, në reklamën që shoqërohet me titrat: “Për të mos humbur asnjë buzëqeshje”, shfaqet një bebe që përdor “smartphone”, e madje, që është aq i varur, sa ka ndikim direkt tek humori i tij. D.m.th në video, sa herë që bllokohet shërbimi i internetit, fëmija qan dhe sa herë që linja funksionon normalisht, ai qesh.

Kosova do të hapë ambasadë në Mal të Zi

Postuar në 27 Shkurt, 2014 12:19

Kosova pritet të hapë ambasadën e saj në Mal të Zi. Kjo u konfirmua nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj i cili ka nënvizuar se ekziston vullneti dypalësh për të ecur me këtë hap. “Qysh nesër do ta shtrojmë kërkesën për hapje të Ambasadës së Kosovës në Mal të Zi, pasi tani ekziston vullneti ynë dhe pajtueshmëria nga pala malazeze”, ka thënë ai në takimin që ka pasur në Prishtinë me homologun e tij malazez, Igor Lukshiq. Dhe për këtë afrim ka edhe arsye ekonomike.

Një pjesë e vogël e faturës për batërdinë me pronat: Vetëm 8 dosje në Strasburg i kushtojnë Shqipërisë 37 milionë euro

Postuar në 27 Shkurt, 2014 11:02

413 dosje, ky është numri që pritet të merret në shqyrtim nga Gjykata e Strasburgut lidhur me ankesat e pronarëve legjitimë shqiptarë. I paditur është shteti shqiptar që në 23 vjet ka bërë batërdinë me pronat. Një fakt ky shumë i njohur, por që meriton të sillet në vëmendje sidomos për faturën financiare që duhet të paguajë Shqipëria. Ndërkohë që Deutsche Ëelle njofton se “në ditët e para të Marsit një delegacion nga Këshilli i Europës do të vijë në Shqipëri për të parë zbatimin e vendimeve nga qeveria për çështjet e përfunduara”.

“Renault” me targa AA 154 DZ shpërthen në Vorë. Humbet jetën Baki Xhabafti

Postuar në 27 Shkurt, 2014 10:43

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Vorë. Një makinë e tipit “Renault” me targa AA 154 DZ ka shpërthyer në momentin që shoferi ka tentuar ta ndezë. Drejtuesi Baki Xhabafti, 40 vjeç ka humbur jetën. Mendohet se ai ishte punonjës i bashkisë së Vorës, por kjo mbetet ende për t’u konfirmuar.

s.z

Qeveria premton ndërhyrje në treg, Panariti: Certifikatë për ushqimet bio

Postuar në 27 Shkurt, 2014 09:34

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti ka shpallur sot angazhimin për të certifikuar ato që njihen si ushqime bio. Ai e ka bërë të ditur këtë gjë në takimin e zhvilluar sot në Institutin e Sigurisë Ushqimore e Veterinare (ISUV). “Ne kemi ndërmarrë një nismë shumë ambicioze: Prodho shqip, tregto shqip dhe konsumo shqip. E thënë kështu është një nismë shumë atraktive, por nuk mjafton. Kjo nismë kërkon një mbështetje institucionale.

Protesta e furgonëve, qeveria nuk ndryshon qëndrim. Ministri: “Nuk lejojmë kioskëzimin e transportit”

Postuar në 27 Shkurt, 2014 09:22

Protesta e drejtuesve të taksive 8+1, ose furgonëve duket se nuk do të ndryshojë qëndrimin e qeverisë. Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto ka deklaruar sot se qeveria nuk do të pranojë kioskëzimin e transportit publik, por ai do t’i nënshtrohet standardeve të BE-së. “Nuk mund të pranojmë situatën e kioskëzuar të transportit publik në Shqipëri.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme