Qeveria premton ndërhyrje në treg, Panariti: Certifikatë për ushqimet bio

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti ka shpallur sot angazhimin për të certifikuar ato që njihen si ushqime bio. Ai e ka bërë të ditur këtë gjë në takimin e zhvilluar sot në Institutin e Sigurisë Ushqimore e Veterinare (ISUV). “Ne kemi ndërmarrë një nismë shumë ambicioze: Prodho shqip, tregto shqip dhe konsumo shqip. E thënë kështu është një nismë shumë atraktive, por nuk mjafton. Kjo nismë kërkon një mbështetje institucionale. Ky institut do të jetë ai që do mbështesë Ministrinë e Bujqësisë në promovimin e kësaj nisme, që presupozon që produktet shqiptare të jenë të orientuara drejt prodhimit bio, dhe ISUV do jetë ai që do certifikojë natyrën bio të prodhimeve”, ka thënë Panariti. Nëse realisht kjo nismë do të ndiqet edhe në praktikë, ajo padyshim që është ndër më të rëndëishmet. Kjo pasi prej 23 vjetësh, qytetarët në një masë të madhe i janë ekspozuar ushqimit të pakontrolluar, i cili lidhet me shëndetin e popullsisë, por edhe me dinamikat ekonomike. Në këtë kuadër Shqipëria ofron mundësi edhe për të ndryshuar raportin e tregtimit ushqimor në tregun e brendshëm.
s.z
Comments
Gjë shumë e mirë të shohim se
<p>Gjë shumë e mirë të shohim se sa do jetë në gjëndje ta arijë </p>
Add new comment