Protesta e furgonëve, qeveria nuk ndryshon qëndrim. Ministri: “Nuk lejojmë kioskëzimin e transportit”

Postuar në 27 Shkurt, 2014 09:22

Protesta e drejtuesve të taksive 8+1, ose furgonëve duket se nuk do të ndryshojë qëndrimin e qeverisë. Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto ka deklaruar sot se qeveria nuk do të pranojë kioskëzimin e transportit publik, por ai do t’i nënshtrohet standardeve të BE-së. “Nuk mund të pranojmë situatën e kioskëzuar të transportit publik në Shqipëri. Transporti publik në Shqipëri do të bëhet me standarde siç e ka Europa, me linja të rregullta, me autobus cilësor, me shërbim cilësor itineraresh, sepse kështu jo vetëm arrijmë një standard  më të lartë sigurie, por mbi të gjitha i shërbejmë qytetarëve në mënyrë europiane. Prandaj është domosdoshmëri që gjithkush t'i thërrasë mendjes së vet, e kam fjalën edhe partitë e tjera politike që nuk janë në mazhorancë që të kuptojnë që nga mbështetja që i bëhet ilegjitimitetit në fushën e transportit publik në Shqipëri vetëm e mbajnë Shqipërinë prapa",- tha Haxhinasto. Ndërkohë që ministri ka bërë të njohur këtë qëndrim, protestuesit kanë bërë të ditur se të premten do të protestojnë. Apeli i ministrit për “partitë e tjera” lidhet edhe me faktin se disa probleme sociale po instrumentalizohen nga opozita. Një rast tjetër është edhe protesta e sotme e të larguarve nga administrata.

s.z

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Dhe bënë shumë mirë që nuk lëshonë pe dhe sa për administratën ska pse të qahen se e dinë dhe ata vetë se janë futur me kriter partiak jo me meritën e tyre</p>

Submitted by cep-veshtrim (not verified) on

<p>Histori e kote&nbsp; dhe pa asnje impakt &quot;Rilindje&quot; apo shtet-berje e&nbsp; Tahirit&nbsp; idiot (qe se fundmi duket se e ka te dale para mediave)<br />Dhe per rrjedhoje i lind e drejta Haxhinastos per te folur per shkuarjen ne standartet e BE-se nepermjet tenderave! Faturen e paguan PS e jo Rama. Se besoj se do shume laps e kalem</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.