Arkiv-Lajme
Projekti “Jugosllavia e Re”, Demaçi thotë se shqiptarët s’kanë ndërmend të përfshihen
Në fillim të këtij viti, ndërsa doli lajmi se kryeministri shqiptar Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi, ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi në media një projekt që po diskutohej në selitë diplomatike në Ballkan. Sipas Berishës, Mali i Zi ka hedhur idenë për krijimin e një Unioni Ballkanik, apo ndryshe të një “Jugosllavie të Re”. Kjo ide, sipas ish-kryeministrit ka si bashkësponsorizues komisionerin e BE për Zgjerimin Stefan Fule.
Kredia e FMN, a ka arsye për entuziasëm?
Miratimi i kredisë 330 milion euro për Shqipërinë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ngjallur optimizëm të dukshëm në qeverinë shqiptare. Një ditë më parë, Ministri i Zhvillimit Ekonomik e cilësoi vendimmarrjen e FMN-së si nisjen e “pranverës ekonomike” të Shqipërisë dhe si shenjë besueshmërie ndaj reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare. Pas tij, edhe Ministri i Financave në një dalje publike ka shpjeguar se ky fond do të shkojë kryesisht për shlyerjen e detyrimeve ndaj kompanive private, pra për shlyerjen e borxhit të brendshëm.
Qëndrimi që po mban Shqipëria ndaj agresionit ushtarak në Ukrainë
Lajmi se Rusia do të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë ka sjellë reagimin e menjëhershëm të liderëve botërore dhe të shteteve të ndryshme anëtare ose jo të Bashkimit Europian dhe NATO-s. Në listën e reagimeve është renditur edhe Shqipëria, që mbrëmjen e djeshme ka mbajtur një qëndrim zyrtar përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në këtë çështje me përmasa ndërkombëtare, “pesha” e Shqipërisë sigurisht që është e vogël, edhe pse anëtarësia në NATO na bën domosdoshmërisht pjesë të vendimmarrjeve e ndoshta edhe të kontributit.
Historia e Krimesë, vendimi i Krushovit për ta bërë pjesë të Ukrainës
Gadishulli i Krimesë është vënë në qendër të vëmendjes të shteteve më të fuqishme të botës. Ajo tashmë është mes lindjes dhe perëndimit për shkak të situatës së trazuar në të cilën ndodhet, por edhe pozicionit gjeografik. Ky shtet përbëhet nga një popullsi shumëkombëshe dhe ka qënë gjithnjë një udhëkryq i kulturës dhe historisë, por edhe një vatër konfliktesh.
Thaçi konfirmon ambicien për një mandat tjetër si kryeministër i Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi do të kandidojë sërish edhe për një mandat në krye të ekzekutivit në zgjedhjet e këtij viti. Në këtë mënyrë, Thaçi rikonfirmon qëndrimin e shprehur në dhjetor se për momentin nuk ka ambicie për postin e Presidentit të Kosovës.
Berisha shpërthen kundër Fules; dhe thotë se “nuk do na jepet statusi as këtë herë”
Në një shënim kilometrik në facebook, Sali Berisha flet për procesin e antarësimit të Shqipërisë në BE, dhe është i sigurtë se nuk do t’na e japin statusin as në verën e këtij viti. Por në këtë shënim bie në sy një sulm që ai i bën Stefan Fules, komisionerit të zgjerimit. Dhe thotë: “kushti i tre ligjeve [ka qenë] një kurth i Stefan Fules, Komisionerit të Zgjerimit, [që është] një diplomat çek i shkollës ruse dhe serbofil, por i papërmbajtur, dhe majtist i thekur; [ka qenë një kurth] për të bllokuar me Edi Ramën Shqipërinë në proçesin e integrimit”.
Debati për "varfërinë" në Shqipëri, palët politike akuzojnë njëra-tjetrën për “luks”!
Protestat e fundit të zhvilluara në vend me kauzë kryesore “varfërinë”, po rikthejnë një debat që nuk është i paprecedentë në vend. Ndërsa opozita akuzon qeverinë për thellimin e varfërisë, mazhoranca akuzon opozitën se nuk është përfaqësuesja më e mirë e kauzës, për faktin se drejtuesit e saj që kanë qenë në pushtet prej 8 vitesh, vishen “chic”, kanë makina luksoze, konsumojnë puro, kanë syze “firmato” etj etj. Këto të fundit, i janë përmendur opozitës në dy protestat e fundit, me 20 shkurt dhe gjatë protestës së furgonëve.
Gazetari Bollino zbardh letrën sekrete që Obama i dërgoi Ramës për armët kimike dhe jep detaje interesante të negociatave
Pavarësisht se është diskutuar dhe shkruar shumë, ende çështja e armëve kimike të Sirisë që do të asgjësoheshin në Shqipëri, vijon të ketë pika të errëta. Gazetari italian Carlo Bollino hedh dritë pikërisht tek këto “pika të errëta” në librin e tij "Heshtja e dyfishtë - E vërteta për armët kimike në Shqipëri". Në një intervistë në gazetën e tij “Shqiptarja.com”, gazetari i njohur zbardh detaje interesante. Sipas tij, që në fillim negociatat për armët kimike kanë nisur me një keqkuptim komunikimi mes kryeministrit shqiptar dhe administratës amerikane.
Shënim: Sa është borxhi publik në Shqipëri?
Në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës, shefi i FMN-së në Shqipëri tha se kredia e butë prej 457 milion dollarësh për shtetin shqiptar është dhënë për të paguar borxhin e lartë publik. Sipas tij, në vitet e fundit, borxhi është rritur në Shqipëri.
Në debatet e këtushme, njëra palë ia hedh fajin tjetrës për këtë rritje dhe anasjelltas. Por ç’thonë numrat?
"Gati për luftë", Obama njofton "kosto". Por ta bësh Rusinë të paguajë, tashmë nuk është aq e thjeshtë…
Bota është ngritur “peshë” nga vendimi i Rusisë për të pushtuar ushtarakisht Ukrainën. Mediat botërore e kanë këtë ngjarje “lajm të parë”, dhe nuk mungojnë paralajmërimet për një luftë të re botërore apo detajet e asaj që po ndodh në sallat e zyrat e diplomacisë botërore.