Berisha shpërthen kundër Fules; dhe thotë se “nuk do na jepet statusi as këtë herë”

Në një shënim kilometrik në facebook, Sali Berisha flet për procesin e antarësimit të Shqipërisë në BE, dhe është i sigurtë se nuk do t’na e japin statusin as në verën e këtij viti. Por në këtë shënim bie në sy një sulm që ai i bën Stefan Fules, komisionerit të zgjerimit. Dhe thotë: “kushti i tre ligjeve [ka qenë] një kurth i Stefan Fules, Komisionerit të Zgjerimit, [që është] një diplomat çek i shkollës ruse dhe serbofil, por i papërmbajtur, dhe majtist i thekur; [ka qenë një kurth] për të bllokuar me Edi Ramën Shqipërinë në proçesin e integrimit”.
Dhe prapë më poshtë: “Komisioneri Fule është i papërmbajtur në serbofilinë e tij”.
Ky shpërthim i Berishës në këtë moment besohet se ka lidhje me një si gjysmë-ok që i është dhënë nga eurokratë të ndryshëm (nuk dihet që ndrimi i Fules në këtë mes) idesë së një gjykimi penal të Berishës në Shqipëri.
Shënimi i plotë i ish kryeministrit shqiptar gjendet në linkun https://www.facebook.com/notes/sali-berisha/edi-rama-nuk-ka-interes-integrimin-por-vet%C3%ABm-pushtetin-personal/271659599661621
Re.Pu.
Comments
Statusi humbi per arsye te
<p> Statusi humbi per arsye te mos miratimit te tre ligjeve. PS atehere vuri kusht qe Berisha te hiqte dore nga qarku i Fierit i rrembyer prej tij arbitrarisht. Berisha atehere tha. Europen e jap, Fierin nuk e jap.</p><p>C'ndodhi me pas? Berisha sot i ka humbur te gjitha. Humbi Europen, humbi pushtetin dhe humbi edhe Fierin.</p><p>Po te ishte treguar i zgjuar, te kishte dhene qarkun e Fierit, atyre qe e moren me votime te ndershme, sot Shqiperia do te ishte ne Europe dhe me e keqja, Berisha do te ishte perseri ne pushtet.</p>
Burri i Sllobodanka
<p>Burri i Sllobodanka Bulatovic, ai qe mbushi tanket e Milloshevicit me nafte,ai qe i fali detin Greqise dhe ftoi ne mbledhjet e qeverise Fazllicin na qenka patriot dhe akuzon Fulen se eshte filoserb. O Sali o llum.</p>
Add new comment