Arkiv-Lajme
Blendi Fevziu analizon sërish PD e Bashës dhe shkruan për nevojën e një “elite të re”
Për të dytën herë brenda pak ditëve, gazetari i njohur Blendi Fevziu analizon zhvillimet në kampin opozitar. Një javë më parë, Fevziu analizonte liderin e ri të demokratëve Lulzim Basha, duke theksuar faktin se ai “nuk mund të jetë Berishë”. Në analizën e dytë, të botuar sot në të përditshmen “Panorama”, Fevziu analizon zhvillimet e brendshme në PD dhe ekipin drejtues të saj, duke mbështetur tezën se Basha nuk duhet të vonohet më për zgjedhjen e anëtarëve të ekipit të ri.
Moska, ultimatum Kievit. Gjendja e luftës afrohet, por Putin pranon propozimin e Merkelit për një “grup kontakti”
Sot pasdite flota ruse i ka dhënë ultimatum Ukrainës të tërheqë forcat ushtarake nga Krimea, ndryshe rusët paralajmërojnë se do të sulmojnë. Lajmi është bërë i ditur nga agensia e lajmeve "Interfax" referuar burimeve nga Ministria ukrainase e Mbrojtjes. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Rusia ka dhënë një afat kohor të dorëzimit të forcave deri në orën 05:00 të mëngjesit të ditës së nesërme, ndërkohë edhe reagimet e ndërombëtarëve janë shtuar dhe kanë ashpërsuar gjuhën kundrejtë Rusisë.
Kreu i SHISH thirret për raportim në komisionin e sigurisë. Në fokus, edhe përgjimet e paautorizuara
Zbulimi numrin e djeshëm të “Shqiptarja.com”, të disa prej emrave që agjentët e SHISH mbajnë nën vëzhgim, drejtues institucionesh e deputetë, ka bërë që në raportimin e të mërkurës, kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika të pyetet në Komisionin parlamentar të Sigurisë edhe lidhur me këto përgjime. “Visho Ajazi do të pyetet edhe për përgjimet në polici. Shkresa që na ka rënë në dorë është shqetësuese”, ka thënë deputeti Piro Lutaj në përfundim të seancës së sotme të këtij Komisioni. Raportimi i Ajazit do të bëhet në një seancë me dyer të mbyllura për shkak të informacionit të klasifikuar.
Gërdeci, gjykat vendos liri me kusht për ish drejtorin e MEICO-s Ylli Pinari
Një tjetër zhvillim nga “fronti i harruar” i Gërdecit. Gjykata e Tiranës vendosi sot liri me kusht për Ylli Pinarin, ish-drejtorin e MEICO-s i dënuar me 10 vite burg për shpërthimin e 15 marsit 2008 në Gërdec. Mësohet se, gjykatësi shqyrtoi sot kërkesën e Pinarit për lirimin me kusht, i cili pretendon se duhet të kujdeset për të ëmën e moshuar. Një tjetër pretendim është ngritur edhe për problemet e tij shëndetësore. Pritet zbardhja e vendimit dhe ekzekutimi i tij si dhe formalitetet e fundit që Pinari të lërë burgun e “Ali Demit”.
Furgonat, Kalaja paralajmëron protestë të re. “Të ndërrojë ligji, prioritet buka e gojës”, thotë ai.
Kreu i Bashkimit të Sindikatave, Gëzim Kalaja lajmëroi një proteste të re të drejtuesve të furgonëve të enjten që vjen, pasi në vend të bisedimeve qeveria ka zgjedhur heshtjen. Sipas tij, protestuesit nuk kanë kërkuar në asnjë rast dorëheqjen e kryeministrit, duke përjashtuar çdo mundësi që protesta të ketë prapavijë politike. Protesta e drejtuesve të automjeteve 8+1 do t’u kërkojë ligjvënësve që të fusin në rendin e ditës diskutimin në lidhje me kërkesat e tyre, për nisjen dhe kthimin plot me pasagjerë.
Kryhet seanca, Shpëtim Gjika akuzon prokurorinë për “proces të montuar politikisht”
Është zhvilluar sot në Gjykatën e Tiranës seanca gjyqësore në ngarkim të kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika. Në seancë ishte i pranishëm edhe vetë Gjika dhe shtatë të pandehurit e tjerë të cilët akuzohen për “falsifikim të dokumenteve” dhe “ndërtim të paligjshëm”. Por më shumë se ecuria e seancës, është interesant prononcimi jashtë seancës gjyqësore, i kryebashkiakut Gjika. Sipas tij, bëhet fjalë për një proces fals, të montuar politikisht, ndërkohë që prokuroria ka patur të gjithë kohën e nevojshme për të kryer të gjitha hetimet dhe jo ta zvarriste hetimin paraprak.
I sëmuri transportohej për në spital, humbet jetën në aksident rrugor
Nuk ka si bëhet fat më i zi se kaq. Siç bëjnë dije burime policore, një 50-vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme në Fushë Arrëz, pasi makina me të cilën udhëtonte është përplasur me një tjetër automjet (foto ilustrative). Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, kur 50-vjeçari Kol Ndreca po transportohej nga familjarët e tij për në spital, për shkak të disa problemeve shëndetësore. Por fatkeqësisht ai nuk mundi të arrinte në spital, pasi përplasja e automjeteve rezultoi fatale për jetën e tij.
Meta uron homologun ukrainas për detyrën dhe thekson mbështetjen për integritetin e Ukrainës
Përmes një letre drejtuar homologut ukrainas, Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta ka hedhur një hap më “të fortë” në shprehjen e qëndrimit pro Ukrainës në konfliktin ruso-Ukrainas që po përshkallëzohet. Duke e uruar kryeparlamentarin Turchynov për detyrën e dyfishtë (ka edhe kompetencat presidenciale të përkohshme), Meta shkruan se cenimi i sovranitetit dhe unitetit të Ukrainës është i papranueshëm dhe shpreson që me dialog situata të marrë një zgjidhje paqësore. Ja dhe teksti i letrës:
Rikthehet programi 'Portokalli' me një numur risish
Është rikthyer programi ‘Portokalli’ në Top-channel, dhe në ndryshim nga herë të tjera kish shumë risi, duke filluar nga skenografia e deri tek karakteret që luhen nga aktorët. Vetë Top-channel jep një info më të hollësishme për këtë gjë:
Fenomeni “Grillo” dhe 8 milion vota të shkuara dëm!
Zgjedhjet e fundit në Itali dëshmuan lindjen e një fenomeni të ri elektoral, që mban emrin e komedianit të njohur Beppe Grillo. Ai u rrit elektoralisht falë antipopulizmit që shfaqi, çka tërhoqi pranë lëvizjes së tij “5 Yje”, figura shumë popullore në Itali. Komediani i njohur mori më shumë se 20 për qind të votave në zgjedhjet e fundit ku ligjërimet publike të tij mbusheshin me kritika ndaj klasës politike dhe godisnin fenomenet negative.