I sëmuri transportohej për në spital, humbet jetën në aksident rrugor

Nuk ka si bëhet fat më i zi se kaq. Siç bëjnë dije burime policore, një 50-vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme në Fushë Arrëz, pasi makina me të cilën udhëtonte është përplasur me një tjetër automjet (foto ilustrative). Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, kur 50-vjeçari Kol Ndreca po transportohej nga familjarët e tij për në spital, për shkak të disa problemeve shëndetësore. Por fatkeqësisht ai nuk mundi të arrinte në spital, pasi përplasja e automjeteve rezultoi fatale për jetën e tij. Ndërkohë që ekspertë të policisë po punojnë për të zbardhur ngjarjen, policia bën të ditur se nuk ka patur persona të tjerë të lënduar.
a.k
Comments
tragjedia komike
<p>tragjedia komike shqiptare!</p><p>ah mor te shkrete sa gjynah jeni ...</p>
Add new comment