Moska, ultimatum Kievit. Gjendja e luftës afrohet, por Putin pranon propozimin e Merkelit për një “grup kontakti”

Postuar në 03 Mars, 2014 10:22

Sot pasdite flota ruse i ka dhënë ultimatum Ukrainës të tërheqë forcat ushtarake nga Krimea, ndryshe rusët paralajmërojnë se do të sulmojnë. Lajmi është bërë i ditur nga agensia e lajmeve "Interfax" referuar burimeve nga Ministria ukrainase e Mbrojtjes. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Rusia ka dhënë një afat kohor të dorëzimit të forcave deri në orën 05:00 të mëngjesit të ditës së nesërme, ndërkohë edhe reagimet e ndërombëtarëve janë shtuar dhe kanë ashpërsuar gjuhën kundrejtë Rusisë. Kryeministri Arseni Iatseniuk ka paralajmëruar Rusinë se Ukraina nuk do të heqë dorë nga Krime; edhe më e ashpër është shprehur ish kryeministrja Timoshenko, sipas të cilës duke uzurpuar Krimenë, Rusia "i ka deklaruar luftë edhe atyre që kanë dalë garant për sigurinë tonë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe". Deklarata e ish kryeministres ukrainase u bë në një video të postuar në internet. Ndërkohë rojet kufitare ukrainase, kanë denoncuar faktin se ushtarë rusë vazhdojnë të zbarkojnë në Krime.
Nga ana tjetër Presidenti Putin ka pranuar propozimin e kancelares gjermane Angela Merkel për të ngritur një grup kontakti për Ukrainën.  Presidenti rus ka pasur një bisedë me kancelaren gjermane gjatë ditës së djeshme. Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të mblidhen sot në një sesion të jashtëzakonshme në Bruksel.
 
a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.