Arkiv-Lajme

Lazarati nuk shteron, policia kap gati dy tonë hashash me destinacion Italinë

Postuar në 04 Mars, 2014 03:05

Sasia e hashashit të prodhuar në vend paska pasur një sezon të pabesueshëm verën e kaluar.

Debat në Europë: ‘Ius soli’ apo ‘Ius sanguinis’?

Postuar në 04 Mars, 2014 02:42

Në Itali, ashtu si dhe në vende të tjera të Europës, bëhet një debat mbi integrimin e të huajve që ka ngecur tek pyetja: ‘ius soli’ apo ‘ius sanguinis’? ‘Ius soli’ është një frazë latinisht që nënkupton të drejtën e kujtdo për shtetësi qysh nga momenti që ka lindur në territorin e atij shteti. Ndërsa ‘Ius sanguinis’ thotë se të drejtën e shtetësisë a të kombësisë nuk ta jep fakti që ti lind në një territor të caktuar, por prindërit që ke. Të majtët janë për të parën, të djathtët janë për të dytën.

Jozefina Topalli: PD-ja është Berisha, nuk është Basha

Postuar në 03 Mars, 2014 17:16

Jozefina Topalli sonte e shpalli hapur se është kundërshtare e Kryetarit të PD-së Basha.  E ftuar në emisionin Debat në Channel One të Roland Qafokut, ajo bëri dy deklarata që e vërtetojnë këtë. Së pari, deklaroi se PD-ja është Berisha, nuk është Basha. Së dyti ajo deklaroi se protesta e 20 shkurtit nuk ishte e PD-së, por e qytetarëve, sepse PD-ja i organizon ndryshe protestat. Ajo bëri një mea culpa të ngjashme me të Berishës për 23 qershorin, por la të kuptonte se disa ministra janë shkaktarët e vërtetë të humbjes së PD-së.

Krimea, vendi ku u vendosën dhe ende jetojnë shqiptarët e Ukrainës

Postuar në 03 Mars, 2014 16:11

Kanë 500 vjet larg nga mëmëdheu. U larguan nga zona e Korçës fill pas pushtimit turk dhe për 200 vjet jetuan në Bullgari. Më pas u zhvendosën e Ukrainë dhe kanë 300 vjet që jetojnë në mes të ukrainasve. Por nuk kanë harruar asgjë nga të parët e tyre dhe përpiqen t’i ruajnë zakonet dhe traditat  shqiptare me fanatizëm. Festa më e madhe e tyre është festa e shën Gjergjit, në kujtim të heroit kombëtar Gjergj Kastriotit. Janë takuar me Fan Nolin në 1911 kur ky i fundit bëri një udhëtim në Odessa.

Hidhet granatë në oborrin e komisariatit të Fushë Krujës, për fat pa viktima

Postuar në 03 Mars, 2014 15:36

Ambientet e komisariatit të Fushë-Krujës janë shndërruar në shënjestër eksplozivësh. Sot në mbrëmje një person i paidentifikuar ka hedhur një granatë në pjesën e brendshme të murit rrethues. Shpërthimi ka dëmtuar dy makina të efektivëve të policisë, që ndodheshin të parkuara aty, ndërsa nuk janë shënuar të lënduar në njerëz, pasi pjesa më e madhe e efektivëve të policisë kishin mbaruar shërbimin. Ky është shpërthimi i dytë në këtë komisariat brenda një kohe të shkurtër. Personi që hodhi granatën dyshohet të jetë larguar me makinë nga ambientet para burgut, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Lufta që trazon sot Kosovën!

Postuar në 03 Mars, 2014 15:11

E gjithë bota është “sy e veshë” nga lufta që mund të shpërthejë në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia i shfaqin publikisht tensionet mes tyre, ndërsa nuk mungon as rreshtimi i vendeve të ndryshme pro dhe kundër njërës superfuqi. Edhe Ballkani nuk është indiferent. Shqipëria është pozicionuar me disa reagime zyrtare ku dënohet ndërhyrja ushtarake e Rusisë edhe pse vëmendja është e përqëndruar më shumë në problematikat e brendshme. Në Serbi (Beograd) kanë nisur manifestimet në mbështetje të Rusisë. Ndryshe ndodh në Kosovë.

Ish zv.kryeministri i Kosovës, drejtor autobuzash në Ferizaj. Shtypi i Prishtinës e bën të madhe

Postuar në 03 Mars, 2014 14:13

Për gazetën Express të Prishtinës, ka bërë përshtypje detyra e re që ka marrë Adem Salihaj, ish-zëvendëskryeministër i Kosovës nën qeverisjen e shkurtër të Ramush Haradinajt dhe i konsideruar jo shumë kohë më parë si një prej njerëzve më me influencë në vend. Ditën e sotme, Salihaj është emëruar Drejtor i Stacionit të Autobusëve në Ferizaj, çka Express e quan një “degradim të paparë në karrierën e tij”.

Të dënohesh për komentet e lexuesve, një precedent që s’e përjashton Shqipërinë

Postuar në 03 Mars, 2014 13:01

Ajo çfarë ndodh në median online ka ngjallur kureshtjen e medias tradicionale. Televizioni “Vizion Plus” ka realizuar një kronikë ku trajtohet problematika e gjuhës së urrejtjes që përdoret në mediat online. Si zgjidhje për këtë problematikë, një jurist i intervistuar thotë se egziston një precedent i vendosur nga Gjykata e Strasburgut, ku një portal është dënuar për shkak të komenteve të lexuesve…(k.k)

 

Mëposhtë teksti i plotë i kronikës së transmetuar:

 

“Liria” për të sharë online, Strasburgu sjell shembull ndëshkimi

Mes protestave të transportit, ngrihet dhe një “grup interesi” që askush s’e ka pyetur: Qytetarët kundër rritjes së biletës urbane

Postuar në 03 Mars, 2014 12:47

Ja që paska edhe një palë tjetër në konfliktin disa nivelesh që është hapur së fundi në sektorin e transportit. E nisën kompanitë e transportit urban në Tiranë, me greva të shkurtra “sensibilizuese” duke kërkuar rritjen e çmimit të biletës. Pas protestave të furgonëve ndërqytetas, ngritën zërin autobuzët dhe mjetet taksi. Por një tjetër “grup interesi”, në fakt ata për të cilët ka kuptim gjithë kjo histori, pra qytetarët që përdorin këto shërbime, kanë thënë të tyren sot.

Shënim: Sa automjete 8+1 janë të regjistruara në Shqipëri?

Postuar në 03 Mars, 2014 11:17

Protesta e drejtuesve të automjeteve 8+1 do të vijojë të enjten përpara Parlamentit, ku do t’u kërkohet ligjvënësve që të fusin në rendin e ditës diskutimin në lidhje me kërkesat e tyre, për nisjen dhe kthimin plot me pasagjerë, ka deklaruar sot Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, Gëzim Kalaja.

“Do të na imponojnë të ndërmarrim veprime të cilat do ta vënë në pozitë të vështirë shtetin shqiptar – përpara bukës së 20 mijë familjeve, nuk ka as Kushtetutë, as ligj, as qeveri,”- deklaroi Kalaja.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme