Lufta që trazon sot Kosovën!

Postuar në 03 Mars, 2014 15:11

E gjithë bota është “sy e veshë” nga lufta që mund të shpërthejë në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia i shfaqin publikisht tensionet mes tyre, ndërsa nuk mungon as rreshtimi i vendeve të ndryshme pro dhe kundër njërës superfuqi. Edhe Ballkani nuk është indiferent. Shqipëria është pozicionuar me disa reagime zyrtare ku dënohet ndërhyrja ushtarake e Rusisë edhe pse vëmendja është e përqëndruar më shumë në problematikat e brendshme. Në Serbi (Beograd) kanë nisur manifestimet në mbështetje të Rusisë. Ndryshe ndodh në Kosovë. Vëmendja për luftën e Ukrainës, është transferuar edhe tek një luftë tjetër, ajo e vitit 1999, së cilës iu dha fund nga ndërhyrja e NATO-s përmes bombardimeve. Në median e Kosovës po qarkullon lajmi mbi raportin në të cilin thuhet se gjatë luftës së Kosovës në 1999, në bombardimet e NATO-s janë përdorur rreth 10 ton uranium i “ndyrë”, që cilësohet si lënda më e rrezikshme për shëndetin. Kjo konsiderohet edhe si një prej shkaqeve kryesorë të sëmundjeve të rënda si kanceri, leuçemia apo lindjet me deformime. (k.k)

Lexoni artikullin e plotë:

http://www.kosovapress.com/sq/nacionale/kanceri-dhe-leukemia-ne-kosove-nga-uraniumi-i-varferuar-11774/

https://www.gazetaexpress.com/lajme/okb-fshehu-raportin-ku-thuhet-se-popullata-ne-kosove-do-vuaje-nga-kanceri-dhe-leukemia-per-shkak-te-uraniumit-te-varferuar-1426/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.