Shënim: Sa automjete 8+1 janë të regjistruara në Shqipëri?

Postuar në 03 Mars, 2014 11:17

Protesta e drejtuesve të automjeteve 8+1 do të vijojë të enjten përpara Parlamentit, ku do t’u kërkohet ligjvënësve që të fusin në rendin e ditës diskutimin në lidhje me kërkesat e tyre, për nisjen dhe kthimin plot me pasagjerë, ka deklaruar sot Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, Gëzim Kalaja.

“Do të na imponojnë të ndërmarrim veprime të cilat do ta vënë në pozitë të vështirë shtetin shqiptar – përpara bukës së 20 mijë familjeve, nuk ka as Kushtetutë, as ligj, as qeveri,”- deklaroi Kalaja.

Numri 20 mijë është përsëritur shpesh për automjetet 8+1 këto kohë si nga sindikalistët edhe nga opozita. Ndërsa eksponentë të mazhorancës përmendin shifrën 2 mijë e ca.

Për t’u informuar rreth kësaj çështje, kontaktuam Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor. Sipas shifrave të regjistrit të targave të automjeteve në këtë drejtori, rezulton se numri total i mjeteve 5+1 deri në 8+1 është 18,396. Nga këto, vetëm 7,266 janë 8+1 dhe vetëm 2,149 janë të licencuara si taksi.

Ndër 18,396 automjetet 5+1 deri në 8+1, përveç atyre që janë të licencuara si taksi (2,149) apo që punojnë të palicencuara për transport interurban (kryesisht 8+1), përfshihen edhe mjete që përdoren për transport nxënësish të shkollave private, për turizëm individual apo kolektiv (nga hotele dhe restorante në pika turistike), si dhe për qëllime biznesi (transport puntorësh, mallrash, paisjesh etj.).

Numri total i regjistruar i minibusëve dhe autobuzëve (mbi 8+1) është 5,691

E.Zaloshnja 

Comments

Submitted by tekniku (not verified) on

<p>Gezim Kalaja mercenar i Saliut perseri ne skenen e turbullirave.Ky monster ish koleg i shume te perfolurit Valer Xheka ne vjedhjen e pasurive te sindiktave kerkon ti &quot;imponohet&quot;qeverise se nje milion votave.Fatmiresisht si ish kuader aviacioni emri i tij eshte teper i njohur ne regjimentin e helikopterve.Do ti beja thirrje ndonjerit prej ish kolegeve te Kalase vetm ti rifrskonte kujtesen ketij trimi perse ai u perjashtua nga ushtria ne ate kohe dhe do te shihni se nuk ka qene aq shume sa pretendon kundershtar i regjimit te asaj kohe perkundrazi emri i tij mund te figuroje akoma ne ndonje dosje.......</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.