Arkiv-Lajme

Probleme në marrëdhëniet tregtare Shqipëri-Kosovë. “Express” flet për barrikadë nga Shqipëria

Postuar në 05 Mars, 2014 04:12

Gazeta “Express” në Kosovë shkrtuan sot për marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës. Gazeta i referohet një interviste të Safet Gërxhaliut, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, dhënë për “Kosovapress”, sipas të cilit raportet tregtare mes dy vendeve “janë brengosëse”. Sipas tij, për Kosovën, sitiata ngarkohet edhe nga fakti se këtë vit parashikohen zgjedhje në Serbi, Maqedoni, por edhe në KE, procese këto, që sipas ndikojnë  në klimën e marrëdhënieve tregtare.

Ftesa për Lulzim Bashën në Këshillin e Sigurisë. Ish-Presidenti Moisu: “Nuk mund të ftohen drejtues të partive”

Postuar në 05 Mars, 2014 03:22

Marrëdhëniet mes Presidentit dhe mazhorancës së fundmi duket se janë acaruar. Një arsye që është bërë publike është plotësimi i vendeve vakant në Gjykatën e Lartë, konsultimet për të cilat dje nuk përfunduan mirë. Por një çështje, jo pak e ndjeshme, është edhe ftesa që kreu i shtetit i ka dërguar kryetarit të opozitës, Lulzim Basha për të marrë pjesë në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ftesa nuk parashikohet në ligj, por as nuk përjashtohet, një moment juridik ky që i lejon presidentit të përfshijë në pjesëmarrje atë që e gjykon ai të nevojshëm.

Ftesa për Lulzim Bashën në Këshillin e Sigurisë. Ish-Presidenti Moisu: “Nuk mund të ftohen drejtues të partive”

Postuar në 05 Mars, 2014 03:20

Marrëdhëniet mes Presidentit dhe mazhorancës së fundmi duket se janë acaruar. Një arsye që është bërë publike është plotësimi i vendeve vakant në Gjykatën e Lartë, konsultimet për të cilat dje nuk përfunduan mirë. Por një çështje, jo pak e ndjeshme, është edhe ftesa që kreu i shtetit i ka dërguar kryetarit të opozitës, Lulzim Basha për të marrë pjesë në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ftesa nuk parashikohet në ligj, por as nuk përjashtohet, një moment juridik ky që i lejon presidentit të përfshijë në pjesëmarrje atë që e gjykon ai të nevojshëm.

Për vitin 2013, 120 000 mjete të pasiguruara. AMF: Ndikim negativ, liberalizimi i tregut të sigurimeve

Postuar në 05 Mars, 2014 03:05

Autoriteti i Mbikëqyrjes  Financiare ka publikuar raportin vjetor, në të cilin rezulton se 26% e automjeteve që qarkullojnë në Shqipëri, ose 120 000 prej tyre, janë të pasiguruara. Gazeta “Mapo” shkruan se duke parë këtë situatë, do të duhej që tregu i sigurimeve të njihte rritje, por në Shqipëri po dëshmohet e kundërta. Si arsye këtë çrregullim jepet ndryshimi i çmimit të sigurimit, i cili siç shkruan “Mapo” ka lëvizur për një muaj nga 45 mijë lekë në 120 mijë lekë.

Strategjia e zgjerimit deri në 2020. Kusht kryesor për kandidatët: Krijimi i ekonomisë funksionale të tregut

Postuar në 05 Mars, 2014 02:55

Gazeta “Shekulli” shkruan sot për një dokument të përgatitur në Bruksel lidhru me strategjinë e zgjerimit të BE-së deri në vitin 2020. Sipas kësaj gazete, materiali i përgatur nga një ekip prej 60 ekspertësh, synon të përpunojë qëndrimet finale lidhur me anëtarësimin ose jo të 7 vendeve kandidate, ku përfshihet edhe vendi ynë. Kjo nisur nga rritja e euroskepticizmit në vendet  anëtare. Problemi qëndron sidomos me administratat e korruptuara, polarizimin e skenës politike dhe institucione të dobëta.

Rikthehen njerëzit e SHIK-ut të ’97

Postuar në 05 Mars, 2014 01:27

Top-channel ka bërë një raportim që më pas ëhstë marrë nga Shqip, dhe ky raportim ka të bëjë me rekrutimet që ka SHISH-i kohët e fudnit, të cilat janë, sipas gazetarëve të këtij grupi mediatik, si shpërblim për agjentët e SHIK-ut të viteve 1992-1997. Ja shkrimi i publikuar:

Emërimet në Shërbimin Informativ Shtetëror kanë qenë muajt e fundit objekt debati në media dhe jo vetëm. Disa javë më parë pati përfolje të disa prej drejtuesve të rinj të shërbimit dhe ndryshimeve që ndodhen pas emërimit të Visho Ajazit në krye të tij.

Gazetat e sitet japin versione të ndryshme edhe për një ngjarje shumë të verifikueshme

Postuar në 04 Mars, 2014 16:48

Lidhur me incidentin para Presidencës, ku një 68 vjeçar me emrin Mustafa Gjyseli ka goditur ne vezë Petrit Vasilin, pothuaj të gjitha gazetat japin versionin, sipas të cilit Gjyzeli ka vepruar nën shtysën e një pakënaqësie konkrete. “Nuk kisha gjë personale me Vasilin, por e kam goditur si përfaqësues i pushtetit pasi nuk më kanë futur djalin në punë”, citojnë gazetat njeriun që fillimisht u ndalua për atë që bëri e që më pas u lirua. Dhe të gjitha i referohen burimeve policore.

Prezantuesja e televizionit rus zë gafil Moskën: Ndërhyrja në Ukrainë, gabim i madh

Postuar në 04 Mars, 2014 15:34

"Dele e zezë" e gazetarisë së financuar nga Kremlini, rezultoi prezantuesja televizive e një emisioni anglisht në televisionin rus "Russia Today", Abby Martin. Ajo denoncoi live si të gabuar ndërhyrjen ushtarake të vendit të saj në Ukrainë. "Nuk mund të theksoj mjaftueshëm se sa kundër jam ndaj çdo ndërhyrje të çdo shteti në sovranitetin e një shteti tjetër", deklaroi Abby Martin në një program televiziv. "Russia Today" publikoi një deklaratë në të cilën shprehte respektin për pikëpamjet e Martinit (e cila në fakt ka origjinë amerikane), ndërsa theksoi se prezantuesja nuk do të ndëshkohet.

Mesazhi i Holandës për statusin: Potencialisht "po" në 2014-ën

Postuar në 04 Mars, 2014 14:49

Holanda ka përcjellë sot një mesazh pozitiv lidhur me marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE nga ana e Shqipërisë në muajin qershor. "Pozicioni i Qeverisë së Hollandës është ky: Shqipëria mundet potencialisht ta marrë statusin e vendit kandidat në qershor 2014, por duhet të ndodhin shumë gjëra përpara çeljes së negociatave në BE". Këtë deklaratë bëri sot ambasadori holandez në Tiranë, Martin Dela Beij gjatë fjalës në Forumin për Politikë të Jashtme, organizuar nga Instituti për Studime Ndërkombëtare. Cilat janë këto gjëra që duhet të ndodhin?

Shqiptarët e Ukrainës, rreth 50 mijë, por po shkojnë drejt asimilimit, thotë zv.ministri krimeas

Postuar në 04 Mars, 2014 12:44

Në këto kohë të turbullta për Ukrainën, agjencia e lajmeve INA ka bërë një material për gjendjen e shtetasve me origjinë shqiptare, që jetojnë në disa zona të vendit. Ismet Zaatov (foto), zëvendës-ministri i Kulturës i Republikës Autonome të Krimesë në Ukrainë, për herë të parë ka dhënë detaje mbi gjendjen e shqiptarëve dhe humbjen e identitetit të tyre. Zaatov thotë se në krahinën e Krimesë ka shqiptarë në qytetin Gurzuf, një nga qendrat dhe qytetet më të bukura në ish-republikat sovjetike.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme